vlen maskat rane ata qe po flasin per referendum po kerkojne vota ne fshatra 100 maqedonase 68ed2fc3942f1

VLEN: Maskat ranë, ata që po flasin për “referendum”, po kërkojnë vota në fshatra 100% maqedonase!

October 13, 2025
1 minut lexim

Ka rënë çdo perde e mashtrimit! Ata që me zë të lartë flasin për “kauzë kombëtare”, që mbushin podiumet me fjalë për “referendum”, në terren shëtisin me flamuj të ulur nëpër fshatra 100 për qind maqedonase, duke kërkuar vota për shpëtimin e vetvetes. Kjo nuk është politikë, kjo është turp kombëtar! Kandidati i AKI-së për Strugën, Arsim Dalipi, bashkë me “patriotët” e rinj të Taravarit e Selës, sot po e vërtetojnë më mirë se kurrë se kauza e tyre s’ka qenë kurrë shqiptare, por interes i zhveshur personal dhe për pushtet.

Kjo është dyftyrësi politike në formën më të pastër, që e demaskon hipokrizinë e atyre që për 20 vite i kanë mashtruar shqiptarët me fjalë të mëdha patriotike, ndërsa në terren ndjekin interesa personale dhe kalkulime të ulëta zgjedhore.

Kur shohin se “referendumi” po iu dështon, sot vetë trokasim derë më derë nëpër fshatra maqedonase për t’i mbledhur votat që shqiptarët nuk ua japin më. Kjo është dëshmia më e qartë se kauza e tyre ka vdekur, ndërsa maska e patriotizmit është rrëzuar.

VLEN e bën të qartë: shqiptarët nuk kanë nevojë për pseudo-patriotë që shesin flamurin për një votë. Ne jemi këtu për ta ngritur zërin e shqiptarëve me dinjitet, me vizion dhe me punë, jo me mashtrime dhe pazare.

Më 19 tetor, shqiptarët do të flasin NJË ZË për të vërtetën, për dinjitetin dhe për ndryshimin që VLEN!

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kate moss duket se nuk e njeh plakjen shkelqen me fustan te zi provokues 68ed263940bcd
Lajmi i mëparshëm

Kate Moss duket se nuk e njeh plakjen, shkëlqen me fustan të zi provokues

te enjten nis shperndarja e materialit zgjedhor 68ed36d14fb87
Lajmi i radhës

Të enjten nis shpërndarja e materialit zgjedhor

Të fundit nga

ShkoLartë