IMG 20260709 WA0021

VLEN: Marrëdhëniet me Shqipërinë nuk do të bëhen peng i politikës ditore

July 9, 2026
1 minut lexim

Pas mbledhjes së sotme të kryesisë qendrore, VLEN përcjell qartë mesazhin: marrëdhëniet me Shqipërinë, komunikimi institucional dhe bashkëpunimi ndërshqiptar nuk guxojnë të bëhen viktimë e interesave të ngushta partiake.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe në rajon kanë nevojë për më shumë unitet, më shumë besim dhe më shumë përgjegjësi të përbashkët. Pikërisht për këtë arsye, çdo përpjekje për spiunim, dezinformim, insinuata politike apo cenim të marrëdhënieve ndërshqiptare është e dëmshme, e papërgjegjshme dhe në kundërshtim me interesin e shqiptarëve.

BDI-ja, në mungesë të rezultateve dhe vizionit, edhe një herë përpiqet që përmes konstruksioneve të orkestruara të krijojë mosbesim, insinuata, konfuzion dhe një perceptim të rremë. Kjo nuk është patriotizëm. Kjo është nervozë politike e shndërruar në dëm për interesin e përbashkët të shqiptarëve.

VLEN respekton Ambasadën e Republikës së Shqipërisë si institucion dhe respekton çdo komunikim institucional ndërmjet dy shteteve, pavarësisht situatave faktike kur individë të caktuar u shërbejnë interesave të grupeve politike. Institucionet janë më të mëdha se politika ditore, ndërsa marrëdhëniet ndërshtetërore dhe ndërshqiptare nuk guxojnë të reduktohen në interesat e individëve apo të grupeve të tilla partiake.

Qëndrimi ynë është i qartë: do të vazhdojmë me komunikim të përgjegjshëm, dinjitoz dhe institucional me Shqipërinë, në interes të shqiptarëve, në interes të qytetarëve dhe në interes të stabilitetit në rajon. Por njëkohësisht do të jemi parimorë dhe të drejtë dhe nuk do të lejojmë që interesat politike të individëve të jenë më të rëndësishme se interesat e shqiptarëve.

Shqiptarëve u duhet unitet, jo intriga.

U duhet bashkëpunim, jo kurthe politike.

U duhet e ardhmja, jo politika e vjetër e frikës, përçarjes dhe spiunimit.

VLEN mbetet e përkushtuar ndaj përgjegjësisë, stabilitetit dhe përfaqësimit dinjitoz të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

neser ne shkup do te kryhet dezinsektim ajror 6a5000d28ebd6
Lajmi i mëparshëm

Nesër në Shkup do të kryhet dezinsektim ajror

termeti shkaterrues venezuela i kerkon britanise kthimin e arit 6a5012ca41a61
Lajmi i radhës

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit

Të fundit nga

Modelja egjiptiane

Modelja dhe krijuesja e përmbajtjeve nga Egjipti, Dina Khalil, është përlotur në një video të publikuar në TikTok pas humbjes së kombëtares së saj ndaj Argjentinës. Ajo ka deklaruar se rezultati i
ShkoLartë