vlen likove erkan arifi vazhdon keqperdorimet ofron bekatonka ne kembim te votes 68e942f1a3b56

VLEN Likovë: Erkan Arifi vazhdon keqpërdorimet! Ofron bekatonka në këmbim të votës

October 10, 2025
min lexim

Iljasa Abazi – kandidat për këshilltarë në komunën e Likovës

Të dashur banorë të Komunës së Likovës, të nderuara media,

Në vazhdën e konferencave për shtyp rreth qeverisjes komunale të korruptuar deri në palcë të kryetarit në ikje Erkan Arifit, sot jemi këtu për të denoncuar një tjetër keqpërdorim flagrant: ofrimin e begatonkave në këmbim të votës së qytetarëve të Likovës.

Ditëve të fundit kemi marrë informacione nga qytetarë të shumtë në vendbanime të ndryshme të komunës, se si kryetari në ikje po e keqpërdor pushtetin lokal në prag të zgjedhjeve, duke shpërndarë begatonka dhe duke i lënë ato para shtëpive të njerëzve me qëllim të qartë blerjen e votës.

Ky është një akt moralisht i ulët dhe politikisht nënçmues.

– Si mendon kryetari në ikje se mund ta deformojë vullnetin e qytetarëve të Likovës me disa begatonka?

Kjo është një tentativë e qartë për blerje të votave dhe një shkelje e rëndë e Kodit Zgjedhor dhe e ligjit kundër korrupsionit.

Të dashur qytetarë të Likovës, mos bini pre e këtyre lojërave të ulëta të kryetarit në ikje.

Këto veprime janë shenjë paniku dhe paaftësie të plotë. Z. Arifi, po përpiqet të shpëtojë nga humbja duke ju ofruar begatonka, sikur dinjiteti juaj mund të blihet me beton.

Ju mund t’ia merrni begatonkat, por mos ia jepni votën, kësisoji më 19 tetor ia merrni edhe mandatin.

Është e turpshme që çdo fundvit këshilli komunal ka miratuar projekte për bekatonizimin e rrugicave, por ato shumë pak janë realizuar. Sot, vetëm disa ditë para zgjedhjeve, kryetari në ikje po i fton qytetarët në zyrën e tij në komunë për t’u kërkuar votën në këmbim të bekatonizimit të rrugicave.

Edhe këtë herë si çdoherë, materiali është i komunës, ndërsa puna e dorës u kërkohet qytetarëve.

Ftojmë Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe organet kompetente të hetojnë menjëherë këtë blerje klasike të votës, që është shkelje e hapur e ligjit dhe një fyerje ndaj çdo qytetari të ndershëm të Likovës.

Ky pushtet i korruptuar, që ka shërbyer vetëm interesave të ngushta personale dhe që përbuz qytetarët me këto praktika, duhet të ndëshkohet më 19 tetor.

Komuna e Likovës meriton dinjitet, transparencë dhe kushte të vërteta për jetë, jo manipulime elektorale ku banorët nuk pajtohen me politikat e kryetarit në ikje.

Dhe tani, një pyetje që duhet të na zgjojë ndërgjegjen të gjithëve: Kush e blen votën dhe pse e blen? E blen ai që e di se nuk ka punuar. E blen ai që e di se nuk ka bërë asgjë për banorët e Likovës dhe komunën e ka shëndrru në pronë familjare për me shpërnda tenderë dhe punsime vetëm për familjen e ngushtë.

Merrjani begatonkat, por votën mos ia jepni që më 19 tetor të ia marrim edhe mandatin.

Me prof. Nexhmedin Sadikun, kjo praktikë e ulët keqpëdroimi përfundon.

Me Nexhmedin Sadikun vjen shpresa për Likovën dhe komuna kthehet në shërbim të qytetarëve ashtu siç duhet të jetë!

https://www.facebook.com/share/v/1SopAC8Tza/

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zbardhet agjenda ursulla von der lajen te merkuren takon siljanovsken mickoskin dhe gashin 68e9425253f16
Lajmi i mëparshëm

Zbardhet agjenda/ Ursulla Von der Lajen të mërkurën takon Siljanovskën, Mickoskin dhe Gashin

ballanca ne detyre 3 vite pertej mandatit te henen kuvendi shpall vakancen per avokatin e popullit 68e94455cecd0
Lajmi i radhës

Ballanca në detyrë 3 vite përtej mandatit, të hënën Kuvendi shpall vakancën për Avokatin e Popullit

Të fundit nga

ShkoLartë