vlen kryetari i likoves mashtron qytetaret per investimet 68ab3f596a6cc

VLEN: Kryetari i Likovës mashtron qytetarët për investimet

August 24, 2025
1 minut lexim

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Likovës, Nexhmedin Sadiku, ka drejtuar sot një konferencë për shtyp, ku ka denoncuar manipulimet lidhur me projektet infrastrukturore në komunë, duke theksuar se investimet janë të financuara nga Qeveria VLEN dhe jo nga kryetari aktual i komunës.

“Qeveria VLEN, në seancën e 16 tetorit 2024, mori vendim për financimin e projektit për rikonstruksionin e rrugës Orizare – Sllupçan në vlerë prej 35 milionë denarë (570 mijë euro). Ky vendim është marrë në bazë të Ligjit për financimin e vetëqeverisjes lokale dhe Ligjit për ekzekutimin e Buxhetit për vitin 2024”, deklaroi Sadiku.

Ai theksoi se edhe pse kryetari i Komunës së Likovës ka tentuar t’i përvetësojë meritat për këtë projekt, dokumentacioni zyrtar dhe tenderimet publike dëshmojnë qartë se financues është Qeveria VLEN. “Edhe aplikimi i komunës në Ministrinë e Transportit dhe postimet në faqen zyrtare të kryetarit e konfirmojnë këtë fakt”, u shpreh kandidati i VLEN-it.

Sadiku kujtoi se përveç rrugës Orizare – Sllupçan, Qeveria ka financuar edhe 30 milionë denarë për rrugën Gllazhnje – Gushincë, 5 milionë denarë për fushën sportive në Ropalc, rregullimin e shtratit të lumit në Orizare, si dhe mbi 110 milionë denarë për rrugë lokale në Likovë, Nikushtak, Vaksincë dhe Sllupçan.

“VLEN ka ndarë 250 milionë euro çdo vit për infrastrukturën komunale, nga të cilat 30% shkojnë për komunat shqiptare. Brenda vetëm një viti janë realizuar projekte të lëna pas dore për dekada të tëra. Ky është ndryshimi që do ta sjellim edhe në nivel lokal”, theksoi ai.

Sipas Sadikut, me VLEN, Likova do të fitojë ujësjellës, kanalizim modern dhe infrastrukturë dinjitoze. “Me ne komuna jonë fiton dinjitetin e munguar për 20 vite”, përfundoi kandidati i VLEN-it.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

atmosfera ne prishtine terheqese per seminaristet e huaj qe po qendrojne ne kosove 68ab3a0ea3084
Lajmi i mëparshëm

Atmosfera në Prishtinë tërheqëse për seminaristët e huaj që po qëndrojnë në Kosovë

nga znam i bien pishman thone se eshte keqkuptuar heqja e badenterit 68ab4474d1bb2
Lajmi i radhës

Nga ZNAM i bien pishman, thonë se është keqkuptuar heqja e Badenterit?

Të fundit nga

ShkoLartë