vlen korridori 8 projekti me madheshtor i infrastruktures ne rajon merr forme konkrete 6999faf16e754

VLEN: Korridori 8, projekti më madhështor i infrastrukturës në rajon merr formë konkrete

February 21, 2026
1 minut lexim

“Sot u zhvillua inspektimi i punimeve në Korridorin 8, në segmentin Gostivar – Bukojçan, ku të pranishëm ishin zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, kryeministri Hristijan Mickoski, ekselenca e saj U.D. Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Nicole Varnes, zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, Koordinatori i grupit parlamentar, Bekim Qoku, si dhe shumë personalitete të tjera institucionale”, njoftuan nga VLEN.

Nga VLEN-i thonë se ky projekt nuk është thjeshtë një rrugë, por një arterie strategjike që lidh vendin tonë me rajonin dhe hap horizonte të reja për zhvillim ekonomik, bashkëpunim dhe integrim.

“Dinamika e punimeve po zhvillohet me ritëm të përshpejtuar, në përputhje me afatet e parapara, duke dëshmuar përkushtimin e përbashkët për realizimin sa më të shpejtë të këtij projekti strategjik. Korridori 8 është një nga projektet më prioritare të qeverisë, me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës dhe forcimin e lidhjes rajonale.

Ky inspektim është dëshmi e qartë se VLEN është pjesë e veprimit dhe e rezultateve të prekshme për qytetarët, duke e vendosur Korridorin 8 në qendër të vizionit për një të ardhme më të zhvilluar, më të lidhur dhe më të integruar”, thonë nga VLEN.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

hamasi pranojme forcat nderkombetare ne gaza mes tyre edhe shqiperia 6999f4c2c27e1
Lajmi i mëparshëm

Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza! Mes tyre edhe Shqipëria

a komunikoi me ish te fejuarin suanita zbulon detaje 6999fcf908178
Lajmi i radhës

A komunikoi me ish të fejuarin – Suanita zbulon detaje

Të fundit nga

Galatasaray ka pësuar humbjen e tretë

Pas 4 fitoreve rresht në Superligën turke dhe fitores së jashtëzakonshme në mesjavë në Champions League 5-2 ndaj Juventusit, Galatasaray ka pësuar humbjen e tretë për këtë sezon në kampionat, duke u
ShkoLartë