vlen karvani i fitores mberrin ne saraj qytetaret perkrahin ndryshimin me muhamed elmazin 68b253d600b7a

VLEN: Karvani i fitores mbërrin në Saraj, qytetarët përkrahin ndryshimin me Muhamed Elmazin!

August 30, 2025
1 minut lexim

Saraj, 29 gusht – Koalicioni VLEN hapi zyrtarisht shtabin e tij zgjedhor në komunën e Sarajit, duke shënuar një tjetër moment kyç në rrugëtimin drejt zgjedhjeve lokale të 19 tetorit.

Qindra qytetarë, aktivistë dhe mbështetës të VLEN-it u mblodhën për të përshëndetur fillimin e fushatës dhe për të dhënë mbështetjen e tyre për kandidatin për kryetar komune, Muhamed Elmazi – një emër që, sipas koalicionit, përfaqëson profesionalizëm, integritet dhe vizion të qartë për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

“Muhamed Elmazi është gati të punojë për fuqizimin e vendimmarrjes lokale dhe për të sjellë rezultate konkrete për çdo qytetar të Sarajit,” deklaruan përfaqësues të VLEN-it gjatë eventit, duke theksuar se kandidatura e tij është pjesë e një strategjie të gjerë për të forcuar komunat me udhëheqës të përgatitur dhe të përkushtuar.

Sipas drejtuesve të fushatës, Elmazi dhe ekipi i tij angazhohen për një qeverisje të drejtë, transparente dhe të orientuar nga qytetari. “Me VLEN-in, fiton qytetari, fiton e ardhmja, fiton zhvillimi,” ishte një nga mesazhet kryesore të mbrëmjes.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ka vizituar 201 shtete te botes pa perdorur avione burri hyn ne librin e rekordeve guinness 68b23a21bfb49
Lajmi i mëparshëm

Ka vizituar 201 shtete të botës pa përdorur avionë, burri hyn në Librin e Rekordeve Guinness!

horoskopi i dates 30 gusht 2025 68b27b74b2a80
Lajmi i radhës

Horoskopi i datës 30 gusht 2025

Të fundit nga

ShkoLartë