vlen jane kryer pagesat per fermeret vendore po krijojme siguri ekonomike per bujqit 6884e209d8e87

VLEN: Janë kryer pagesat për fermerët vendorë, po krijojmë siguri ekonomike për bujqit

July 26, 2025
1 minut lexim

Koalicioni VLEN ka informuar se janë realizuar pagesa direkte në vlerë prej 99.7 milionë denarësh për 1.865 fermerë nga e gjithë Maqedonia e Veriut, si pjesë e Programit për Mbështetje Financiare për vitin 2024.

Siç thonë nga VLEN, ky është një nga investimet më domethënëse dhe më të drejtpërdrejta në bujqësi, për përfaqësim të drejtë, zhvillim të balancuar dhe dinjitet ekonomik për secilin qytetar!

“Kjo mbështetje është dëshmi konkrete e fuqizimit të fermerëve vendorë, ngritjes së prodhimit vendas dhe rikthimit të besimit në institucionet shtetërore. Me këtë hap të madh, bujqësia shqiptare po hyn në një fazë të re, më moderne, më e mbrojtur dhe më e përkrahur se kurrë më parë.

VLEN po ndërton politika zhvillimore që përfshijnë të gjithë, pa dallim, dhe po vendos standarde të reja në funksionimin e shtetit. Me qasje institucionale, përgjegjësi të lartë dhe përkushtim të vazhdueshëm, VLEN po transformon realitetin e përditshëm të fermerëve në krenari dhe siguri ekonomike.

Për një bujqësi që VLEN, për një shtet që përfaqëson”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te pakten 25 te vrare nga sulmet izraelite ne gaze disa teksa merrnin ndihma 6884e19195a4f
Lajmi i mëparshëm

Të paktën 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë, disa teksa merrnin ndihma

zjarr i fuqishem ne dumnice te eperme rrezikohen shtepite e banoreve 6884e28155eb8
Lajmi i radhës

Zjarr i fuqishëm në Dumnicë të Epërme – Rrezikohen shtëpitë e banorëve

Të fundit nga

ShkoLartë