vlen investime te rendesishme ne kliniken per semundje te femijeve per nje kujdes me te mire shendetesor per femijet tane 685d3ebccc4b2

VLEN: Investime të rëndësishme në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, për një kujdes më të mirë shëndetësor për fëmijët tanë

June 26, 2025
1 minut lexim

Dje, në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve, në prani të Kryeministrit Hristijan Mickoski, Ministrit të Shëndetësisë Azir Aliu, Drejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor Sasho Klekovski, drejtorëve të institucioneve publike shëndetësore dhe mysafirëve të nderuar, u prezantuan 11 projekte të realizuara gjatë 11 muajve të mandatit të drejtorit, Rexhep Memedi në krye të kësaj klinike të rëndësishme.
Këto projekte përfshijnë investime infrastrukturore dhe pajisje moderne mjekësore, që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe avancimin e kujdesit ndaj pacientëve më të vegjël, fëmijëve tanë.
Projektet janë përgjigje konkrete ndaj mangësive dhe sfidave të evidentuara në fillim të mandatit të drejtorit Memedi, në korrik-gusht të vitit të kaluar. Përmes punës së palodhur dhe bashkëpunimit të ngushtë institucional, është arritur të ndërmerren hapa të rëndësishëm për transformimin e kësaj Klinike.
Këto suksese nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë, Fondit për Sigurim Shëndetësor, Departamentit të Pediatrisë, ekipeve mjekësore dhe atyre administrative, si dhe donatorëve të shumtë me zemër të madhe, të cilët iu përgjigjën thirrjes sonë për të ndihmuar Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve.
VLEN vlerëson lart këto arritje dhe riafirmon përkushtimin për të ruajtur, zhvilluar dhe avancuar këtë institucion, sepse shëndeti i fëmijëve është dhe mbetet pasuria jonë më e madhe.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kengetarja shkodrane mimoza staka me bashkepunimin me reperin prek shpirtin e nenave 685d3a8358acf
Lajmi i mëparshëm

Këngëtarja shkodrane Mimoza Staka, me bashkëpunimin me reperin, prek shpirtin e nënave

murtezani ne tryezen e rrumbullaket ne asham vetem permes perpjekjeve te perbashketa mund te pergjigjemi ne menyre efikase ndaj sfidave globale gjeopolitike 685d43acf006b
Lajmi i radhës

Murtezani në tryezën e rrumbullakët në ASHAM: „Vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta mund të përgjigjemi në mënyrë efikase ndaj sfidave globale gjeopolitike.“

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë