vlen investime rekord per sportin ne komunat shqiptare 6866380ada5ae

VLEN: Investime rekord për sportin në komunat shqiptare

July 3, 2025
1 minut lexim

Shkup, 3 korrik – Duke e kuptuar sportin si pjesë të pandashme të zhvillimit të shoqërisë, VLEN njofton miratimin e mbështetjes financiare për projekte infrastrukturore sportive në disa komuna.

Ky vendim është rezultat i angazhimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Sportit.

Investimet përfshijnë ndërtimin dhe rikonstruksionin e fushave sportive, këndeve të lojërave dhe objekteve multifunksionale në komunat Gostivar, Bogovinë, Zhelinë dhe Butel.

Këto projekte synojnë të përmirësojnë kushtet për sport dhe aktivitete rekreative për qytetarët, veçanërisht për të rinjtë.

Vendimi është pjesë e planit zhvillimor të Ministrisë së Sportit për vitin 2025 dhe përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës lokale. Ai dëshmon përkushtimin e VLEN-it për barazi zhvillimore dhe përfshirje të drejtë të shqiptarëve në shpërndarjen e investimeve publike.

Këto rezultate janë dëshmi e qartë se përfaqësimi dinjitoz dhe veprues i shqiptarëve në pushtet është real dhe efektiv. VLEN po tregon se ndryshimi është i mundur kur prioritetet vendosen në funksion të qytetarëve.

VLEN mbetet e përkushtuar për të sjellë zhvillim të balancuar dhe për të garantuar kushte më të mira jetese në çdo komunë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarr i ri i madh ne turqi mbyllet autostrada qe lidh izmirin me cesmene 686634c018ee8
Lajmi i mëparshëm

Zjarr i ri i madh në Turqi, mbyllet autostrada që lidh Izmirin me Çeşmenë

aksidentet ne rajonin e ferizajt shenojne rritje prej 30 gjate qershorit 68663bc7acdd2
Lajmi i radhës

Aksidentet në rajonin e Ferizajt shënojnë rritje prej 30% gjatë qershorit

Të fundit nga

ShkoLartë