vlen i mendon qe kritikat e ke se per boten serbe jane kritika qe vijne nga bdi ja 686c50c8d464e

VLEN-i mendon që kritikat e KE-së për “Botën Serbe” janë kritika që vijnë nga BDI-ja!

July 8, 2025
min lexim

Shkup, 7 korrik – Partia e Listave të zeza, Bashkimi Demokratik për Integrim, me funksionarë të akuzuar për korrupsion dhe kapje të gjyqësorit, që për mbi dy dekada i shërbeu interesave antishqiptare, sot ka guximin të akuzojë se gjoja Maqedonia e Veriut po zhytet në “Botën serbe”, thone nga VLEN.

Sipas VLEN, është pikërisht kjo parti që për vite të tëra mbylli sytë ndaj projekteve destabilizuese të Serbisë në rajon, duke u bërë vegël e tyre në kurriz të shqiptarëve dhe qytetarëve të këtij vendi. Është partia, funksionarët kryesor e të cilës tentuan me çdo kusht të rikthejnë në vend Gruevskin e ta lirojnë Mijallkovin.

“Pyesim publikisht: A harruan që pikërisht ish funksionarët e BDI-së ishin të parët që e përqafuan me entuziazëm nismën “Open Balkan”, projektin më të rëndësishëm gjeopolitik serb pas shpërbërjes së Jugosllavisë, vetëm që të ruanin privilegjet e klanit të tyre politik?

A harruan që ishin pikërisht ata që u rreshtuan krah për krah me Vuçiqin e Daçiqin, duke u bërë promovues të idesë “Open Balkan” në kohën kur shqiptarët kundërshtonin me zë këtë projekt që i shërbeu interesave serbe dhe ishte kryekëput kundër Republikës së Kosovës?

Mos harrojmë, a ishin pikërisht të fortët e BDI-së, Artan Grubi dhe Përparim Bajrami, që partnerë kryesorë në biznesin e kazinove kishin eksponentë të lartë të nëntokës serbe.

Paramendojeni ironinë, BDI e cila me servilizëm priste e përcillte funksionarë serb me qilima të kuq në Shkup, sot shet patriotizëm përmes kumtesave shterpe. Shkuan aq larg sa që Bujar Osmani e solli në Shkup shefin e diplomacisë ruse Sergej Lavrov. E gjithë propaganda e tyre “patriotike” është vetëm një fasadë për të fshehur dështimet dhe korrupsionin që kanë mbi shpatulla.

Janë po ata që sot bërtasin nga frika e humbjes në zgjedhjet e radhës lokale, nga frika se qytetarët shqiptarë nuk do të mund t’i mashtrojnë më me gënjeshtrat dhe patriotizmin e rrejshëm që e përdorin vetëm kur janë në opozitë.

VLEN do të vazhdojë të punojë për qytetarët, për sundimin e ligjit, për integrimin evropian dhe për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve pa u lodhur nga akuzat boshe të atyre që për mbi dy dekada u pasuruan dhe e përdorën pushtetin vetëm për pasurimin e rrethit të ngushtë familjar. Me përkushtim të madh po e ndërtojmë Korridorin 8 dhe po forcojmë partneritetin strategjik me ShBA.

Maqedonia e Veriut është në duar të sigurta dhe do të ecë drejt BE-së, pa klanet e korrupsionit që u bënë paterica të çdo projekti që vinte nga Beogradi, vetëm për të ruajtur pushtetin dhe pasuritë e tyre!”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

klima ndizet e fiket vete zbuloni shkakun qe shumica e njerezve nuk e dine 686c47a143721
Lajmi i mëparshëm

Klima ndizet e fiket vetë? Zbuloni shkakun që shumica e njerëzve nuk e dinë

vdekja e 27 vjecarit hoxha rast qe duhet te beje kthese edhe ne reformen e policise 686c5ad9571c3
Lajmi i radhës

Vdekja e 27-vjeçarit, Hoxha: Rast që duhet të bëjë kthesë edhe në reformën e Policisë

Të fundit nga

Mbappe pëson lëndim të ri

Kylian Mbappe ka marrë një goditje të rëndë para përfundimit të vitit 2025. Kjo pasi që francezi, ka pësuar një lëndim pas testeve të bëra nga mjekët e klubit madrilen. Mbappe pritet
ShkoLartë