vlen hasanbegu nga tragjedia drejt shpreses investimi madhor qe sjell siguri dhe zhvillim 68cda2826278a

VLEN: Hasanbegu, nga tragjedia drejt shpresës, investimi madhor që sjell siguri dhe zhvillim

September 19, 2025
1 minut lexim

VLEN mirëpret me entuziazëm nisjen e rikonstruksionit të plotë të kanalit atmosferik në Hasanbeg, një projekt jetik për sigurinë dhe të ardhmen e banorëve. Ky investim madhor prej 38 milionë denarësh është më shumë se një projekt infrastrukturor, është një kthesë për Hasanbegun dhe një garanci se tragjeditë e së kaluarës nuk do të përsëriten më kurrë.

Në ngjarjen e sotme, krahas zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhiti, i cili theksoi vendosmërinë e qeverisë për t’i dhënë fund epokës së neglizhencës dhe harresës, i pranishëm ishte edhe kryeparlamentari Afrim Gashi, duke treguar qartë se ky projekt gëzon mbështetjen më të lartë institucionale dhe politike.

Hasanbegu, i cili në vitin 2016 përjetoi tragjedinë më të madhe të shkaktuar nga përmbytjet ku humbën jetën 23 qytetar, po e sheh sot një tjetër realitet: punë konkrete, investime serioze dhe përkushtim maksimal për jetën dhe pronën e banorëve. Ky është përgjigjja më e fuqishme ndaj harresës dhe papërgjegjësisë së qeverisjeve të kaluara.

Kanali me gjatësi prej 1350 metrash dhe gjerësi deri në 10 metra do të rikonstruktohet tërësisht, duke u shndërruar në barrikadën më të fortë kundër përmbytjeve. Ky është një shembull i shkëlqyer se çfarë do të thotë kur qeveria dhe komunat punojnë bashkë, duke dëgjuar zërin e qytetarëve dhe duke vendosur jetën mbi gjithçka.

VLEN thekson se Hasanbegu nuk do të jetë më sinonim i harresës dhe dhimbjes, por i sigurisë, zhvillimit dhe besimit në institucione. Ky është vetëm fillimi i një epoke të re, ku qytetarët nuk mbeten viktima të mungesës së investimeve, por përfitues të punës, vizionit dhe përgjegjësisë.

Ne jemi të vendosur që kjo frymë e re të prekë çdo cep të vendit. Hasanbegu po ngrihet mbi plagët e së kaluarës, duke hyrë në një kapitull të ri: kapitullin e sigurisë, dinjitetit dhe zhvillimit.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

erjola doci dhe meriton mjekiqi kapen mat duke u puthur ne buze 68cd9e516a192
Lajmi i mëparshëm

Erjola Doçi dhe Meriton Mjekiqi kapen mat duke u puthur në buzë

fetai bdi investoi miliona ne manastirin e matecit ndersa shqiptaret e likoves pinin uje te helmuar 68cdaf9287c1d
Lajmi i radhës

Fetai: BDI investoi miliona në manastirin e Mateçit, ndërsa shqiptarët e Likovës pinin ujë të helmuar

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë