vlen hap shtabin ne struge ibrahimi mendi qyra do ti prije ndryshimit 68ab779f92cde

VLEN hap shtabin në Strugë, Ibrahimi: Mendi Qyra do t’i prijë ndryshimit

August 24, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, përmes një statusi në rrjete sociale ka theksuar se dallimi i këtij koalicioni me subjektet tjera politike shihet qartë në Strugë, ku kandidati i pavarur Mendi Qyra ka marrë përkrahjen e VLEN-it.

FB IMG 1756065012287

“Se VLEN-i dallon prej subjekteve politike tjera është shembulli i Strugës dhe kandidatit të pavarur Mendi Qyra. Bashkë me krerët e VLEN-it sonte morëm pjesë në hapjen e shtabit të VLEN në Strugë,” ka shkruar Ibrahimi.

FB IMG 1756065005744

Ai ka theksuar se qyteti i Strugës është lënë pas dore nga pushtetet e kaluara dhe ka nevojë urgjente për ndryshim.

FB IMG 1756064986524

“Struga jonë e bukur, e lënë në harresë nga pushtetet e kaluara ka nevojë urgjente për ndryshim. 19 tetori i këtij viti do ta sjell ndryshimin e madh në Strugë, po edhe në mendësinë politike shqiptare. Mendi Qyra është emri që do t’i prijë këtij ndryshimi,” ka deklaruar Ibrahimi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

keshtu e bejme ne disa njerez mund te jene thjesht duke lare enet dhe tu vije deshira per seks ky eshte i dashuri im 68ab7375950b8
Lajmi i mëparshëm

Kështu e bëjmë ne: Disa njerëz mund të jenë thjesht duke larë enët dhe t’u vijë dëshira për seks – ky është i dashuri im

aksidenti tragjik ne sarande viktimat ishin motra njera studionte per mjekesi ne tirane 68ab862441413
Lajmi i radhës

Aksidenti tragjik në Sarandë, viktimat ishin motra! Njëra studionte për mjekësi në Tiranë

Të fundit nga

ShkoLartë