vlen hap shtabin e fitores ne vrapcisht me memet seferin drejt ndryshimit 68cc6d200a443

VLEN hap shtabin e fitores në Vrapçisht: Me Memet Seferin drejt ndryshimit!

September 18, 2025
1 minut lexim

VLEN hapi sonte shtabin e fitores në Vrapçisht, duke shënuar fillimin e rrugëtimit drejt ndryshimit të shumëpritur në këtë komunë. Para një numri të madh të pranishmëve, u pa qartë se vullneti i bashkuar i Vrapçishtit nuk mund të ndalet dhe më 19 tetor do të vulosë fitoren.

Në krye të kësaj gare është kandidati Memet Seferi, avokat i njohur dhe profesionist i respektuar, i cili mishëron vizionin e VLEN-it për një komunë që punon për njerëzit dhe për të ardhmen e fëmijëve të Vrapçishtit.

Tubimi i sotëm tregoi se banorët e Vrapçishtit janë të bashkuar rreth idesë së ndryshimit. Mbështetja e tyre masive është dëshmi e qartë se po hapet një kapitull i ri i përgjegjësisë, punës konkrete dhe shpresës për të ardhmen.

Më 19 tetor, vullneti i bashkuar i Vrapçishtit do të flasë fuqishëm në kutitë e votimit, duke e kthyer shpresën në fitore dhe duke hapur një epokë të re me VLEN dhe Memet Seferin për një komunë që ecën krenare vetëm përpara.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ankthi im thote jo me selvija po shkelqen me pamje te re pas ndarjes nga shpati 68cc68f1b8ebd
Lajmi i mëparshëm

“Ankthi im thotë jo më”- Selvija po shkëlqen me pamje të re pas ndarjes nga Shpati

arben fetai per 15 muaj qeverisje kemi realizuar rreth 2 mije punesime te shqiptareve 68cc72ed2f660
Lajmi i radhës

Arben Fetai: Për 15 muaj qeverisje kemi realizuar rreth 2 mijë punësime të shqiptarëve

Të fundit nga

ShkoLartë