VLEN BUJAR OSMANI GAZETA

VLEN: Gënjeshtrat e Bujarit nuk e fshehin fajin e tij

September 4, 2025
1 minut lexim

VLEN rikujton dy të vërteta të padiskutueshme që qytetarët tashmë i shohin: Bujar Osmani ka zhvilluar takim me të arratisurin Nikolla Gruevski. Vendndodhja, koha dhe tema e bisedës janë të njohura. Sulmet e ditëve të fundit kundër VLEN-it dhe liderëve tanë janë gënjeshtra dhe shenjë paniku, sepse bashkëpunimi i tyre me Gruevskin dhe Mijallkovin mendonin se do të mbetej i fshehtë dhe pa prova.

Reagimi i BDI-së, se gjoja Izet Mexhiti është takuar me Vulinin, është po aq i pavërtetë sa edhe mundësia që Artan Grubi të hiqet nga lista e zezë e SHBA-së para zgjedhjeve lokale. Nervozizmin e BDI-së e kuptojmë, por gënjeshtrat e Bujar Osmanit nuk mund të mbulohen me gënjeshtra të tjera.

Shqiptarët presin përgjigje: Cila është arsyeja e vërtetë e takimeve të Bujar Osmanit me Gruevskin në Budapest?

Opsioni A: Bujari i ka premtuar se do ta kthejë në Maqedoni.

Opsioni B: Bujari i ka kërkuar ndihmë, duke i thënë se nëse fiton në Çair do ta rrëzojë Ali Ahmetin nga froni i BDI-së.

Bujar Osmani nuk është viktimë, por aktor i vetëdijshëm dhe aktiv në këto marrëveshje. Ai është njeriu që për vite e mbajti gjallë sistemin e Ali Ahmetit, derisa ishte ministër në qeverinë e Gruevskit dhe që u mundësoi Gruevskit e Mijallkovit të kontrollojnë shtetin dhe të ndërtojnë një perandori financiare.

Qëndrimi i VLEN është i qartë: Bujar Osmani nuk mund të ikë nga përgjegjësia. Ai duhet ose të pranojë fajin dhe të tërhiqet nga politika, ose të mbetet përgjithmonë i shënuar si një figurë që me vetëdije ka bashkëpunuar me dëmtuesit më të mëdhenj të shtetit dhe të shqiptarëve.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mustafa dauti takon perfaqesuesit e ambasades se frances per thellimin e bashkepunimit 68b9c5aec71b2
Lajmi i mëparshëm

Mustafa Dauti takon përfaqësuesit e Ambasadës së Francës për thellimin e bashkëpunimit

siljanovska davkova kemi obligim te sigurojme funksionim te papengueshem te entit hidrobiologjik oher 68b9cc543f47a
Lajmi i radhës

Siljanovska-Davkova: Kemi obligim të sigurojmë funksionim të papengueshëm të Entit hidrobiologjik Ohër

Të fundit nga

ShkoLartë