vlen forca e dyte politike ne nivel shteti 6907fe352a668

VLEN, forca e dytë politike në nivel shteti!

November 3, 2025
1 minut lexim

Sonte u kurorëzua përfundimisht ndryshimi te shqiptarët. VLEN arriti fitore bindëse pothuajse në të gjitha komunat ku garuam në rrethin e dytë.

Mirënjohje nga zemra për këtë mbështetje të madhe, e cila e vërteton drejtësinë e vizionit tonë, që u njoh dhe u përkrah nga qytetarët tanë.
Fitore bindëse në Tetovë me mbi 5 mijë vota diferencë.

Fitore bindëse në Bogovinë me mbi 1.400 vota diferencë.
Fitore bindëse në Dibër, fitore në Dollnen dhe fitore bindëse në Strugë.

Qytetarët, si para dy javësh ashtu edhe sot, folën qartë dhe me zë të lartë: politikat destruktive të BDI-së, gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre nuk kalojnë më. Është koha që Ali Ahmeti të japë dorëheqje dhe kjo parti të reformohet, nëse dëshiron të mbetet si parti politike.

Për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po vjen një e ardhme e ndritur e mbushur me punë dhe projekte, një e ardhme në të cilën e reja do të triumfojë mbi të vjetrën.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trazira perpara kuvendit te serbise protestuesit hedhin flakadane dhe molotove reagon vucic u bej thirrje per paqe 6907ecb5cc8e6
Lajmi i mëparshëm

Trazira përpara Kuvendit të Serbisë, protestuesit hedhin flakadanë dhe molotovë! Reagon Vuçiç: U bëj thirrje për paqe

e hena nis vranet priten reshje shiu 69084812156aa
Lajmi i radhës

E hëna nis vranët – priten reshje shiu

Të fundit nga

ShkoLartë