VLEN GAZETA MK

VLEN: Familjet më të rrezikuara fitojnë 1.000 denarë zbritje mujore në faturat e energjisë elektrike (VIDEO)

August 20, 2025
1 minut lexim

VLEN po dëshmon çdo ditë se politika ka kuptim vetëm kur prek jetën reale të njerëzve. Sot, përmes zëdhënësit të saj, Driton Sulejmani, u njoftua një vendim i madh me vlera humane, 42.3 milionë denarë do të shpërndahen si zbritje direkte prej 1.000 denarësh në muaj në faturat e energjisë elektrike për një periudhë njëvjeçare, duke ndihmuar mijëra familje që për vite me radhë janë ndjerë të harruara.

Përfitues të kësaj mase do të jenë amvisëritë ku jetojnë persona me aftësi të kufizuara, tërësisht të verbër ose të shurdhër, si dhe ata që marrin kompensim të veçantë sipas Ligjit për Mbrojtje Sociale.

“Kjo nuk është lëmoshë, por drejtësi sociale. Kjo nuk është propagandë, por vepër konkrete. Kjo është politika humane që i jep kuptim fjalës ‘shtet’,” tha Sulejmani, duke theksuar se VLEN po i jep zë atyre që deri dje askush nuk i dëgjonte.

Ky vendim, sipas tij, është një hap modest në vlerë monetare, por jashtëzakonisht i madh në simbolikë. “Me këtë themi: shteti është këtu për ty, nuk je vetëm”, theksoi zëdhënësi i VLEN-it.

Me këtë masë, VLEN tregon qartë se energjia nuk është luks për të pasurit, por e drejtë për të gjithë. Drita dhe ngrohja nuk mund të jenë privilegj, por domosdoshmëri që shteti duhet ta garantojë për më të ndjeshmit.

Sulejmani i bëri thirrje qytetarëve që të aplikojnë dhe të informojnë edhe familjet, miqtë e fqinjët që mund të përfitojnë nga kjo mbështetje. “Le të mos mbetet askush pas. Sepse një shoqëri është e fortë vetëm kur më i dobëti prej nesh ndihet i mbrojtur,” përfundoi ai.

Me këtë vendim, VLEN e dëshmon sërish se është forca politike që sjell ndryshim, humanizëm dhe politika që VLEN për njerëzit.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

parandalohet tentative per te kontrabanduar mbi 4 577 ilace te pasigurta ne vk bogorodice 68a5aa0c92693
Lajmi i mëparshëm

Parandalohet tentativë për të kontrabanduar mbi 4.577 ilaçe të pasigurta në VK “Bogorodicë”

arrestohet 42 vjecari ne tirane e dhunoi nje grua dhe tentoi ta digjte ne banese 68a5b37a4ebd3
Lajmi i radhës

Arrestohet 42-vjeçari në Tiranë, e dhunoi një grua dhe tentoi ta digjte në banesë

Të fundit nga

ShkoLartë