vlen e verteta qe bdi do ta fshehe me shpifje 20 vite ne qeveri 0 shqiptare ne keto institucione 686f7263b1bec

VLEN: E vërteta që BDI do ta fshehë me shpifje: 20 vite në qeveri, 0 shqiptarë në këto institucione!

July 10, 2025
1 minut lexim

Shkup, 10 korrik – Për çdo ditë, BDI përhap shpifje të ulëta dhe të paturpshme kundër qeverisjes së VLEN-it, duke tentuar të mashtrojë opinionin publik me pretendime boshe për gjoja rënie të përfaqësimit të shqiptarëve nëpër institucione. E vërteta është ndryshe dhe faktet flasin qartë!

Po kjo BDI që sot bërtet për përfaqësim, ka qenë për 20 vite në pushtet dhe në këtë periudhë ka lënë shqiptarët zero të përfaqësuar në shumë prej institucioneve kyçe të shtetit. Ja disa nga dëshmitë të kësaj hipokrizie:
0 shqiptarë në Njësinë Speciale “Tigrat”
0 shqiptarë në Njësinë Speciale “Ujqit”
0 shqiptarë në Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejtë
0 shqiptarë në Drejtorinë e Zonave të Lira Ekonomike
0 shqiptarë në Akademinë e Shkencave
0 shqiptarë në Agjencionin e Filmit

BDI nuk ka as moral dhe as të drejtë të flasë për përfaqësim, ajo është partia që e ka tradhtuar Marrëveshjen e Ohrit dhe gjakun e dëshmorëve, të cilët luftuan pikërisht për përfaqësim të drejtë dhe barazi në çdo institucion.

Për BDI-në, shqiptarët në këto institucione kanë qenë të barabartë me zero!

VLEN nuk do të lejojë më që mashtrimet të bëhen standard. Ne do të vazhdojmë ta publikojmë të vërtetën, të nxjerrim në shesh çdo institucion ku shqiptarët janë përjashtuar dhe të punojmë për barazi të vërtetë!

Dhe sa rëndësi i kushton VLEN shqiptarëve, tregon fakti që vetëm për 1 vit qeverisje po sjellim Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili, përveç përmirësimit të numrit të përfaqësuesve shqiptarë, garanton edhe cilësi më të lartë, duke siguruar që ata të jenë profesionistë dhe me ndikim real në vendimmarrje.

VLEN sepse shqiptarët nuk janë numra për t’u manipuluar, as zero për t’u injoruar.

BOLL ME RRENA! PO JU DEL NGJYRA!

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump kercenon brazilin me tarifa prej 50 per qind 686f6f571a3cc
Lajmi i mëparshëm

Trump kërcënon Brazilin me tarifa prej 50 për qind

te parandalohen zjarret ne deponite e mbeturinave agjencia e mjedisit me apel 686f76234cf6d
Lajmi i radhës

“Të parandalohen zjarret në deponitë e mbeturinave”, Agjencia e Mjedisit me apel

Të fundit nga

ShkoLartë