vlen dyshime per keqperdorime ne projektin e kanalizimit ne kercove kerkohet zgjerim i hetimeve 6a3e87a21d32b

VLEN: Dyshime për keqpërdorime në projektin e kanalizimit në Kërçovë, kërkohet zgjerim i hetimeve

June 26, 2026
1 minut lexim

Përfaqësuesi i VLEN-it, Faton Fazliu, akuzoi sot Bashkimi Demokratik për Integrim dhe liderin e saj, Ali Ahmeti, për dështimin e projektit të kanalizimit në Zajaz dhe Kërçovë, duke pretenduar se shkaku kryesor ka qenë korrupsioni dhe keqmenaxhimi i projektit.

Në një konferencë për media, Fazliu deklaroi se BDI-ja kishte 24 vite në pushtet për të zgjidhur problemin e kanalizimit, por sipas tij, banorët vazhdojnë të përballen me një projekt të papërfunduar, kanale të hapura dhe rreziqe për mjedisin.

Ai tha se, sipas informacioneve të publikuara, Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penal për dyshime mbi keqpërdorime gjatë realizimit të projektit të rehabilitimit dhe zgjerimit të rrjetit të kanalizimit në Kërçovë.

Sipas Fazliut, dëmi i pretenduar arrin në mbi 127 milionë denarë për Buxhetin e shtetit, ndërsa rreth 9.47 milionë euro fonde nga programi IPA janë humbur dhe do të duhet të kompensohen nga qytetarët.

Përfaqësuesi i VLEN-it pretendoi se projekti nuk dështoi për mungesë fondesh, por për shkak të një garancie bankare të dyshimtë, angazhimit të nënkontraktorëve të paautorizuar dhe mungesës së mbikëqyrjes institucionale.

Ai ngriti gjithashtu pyetje lidhur me raportimet mediatike se kompani të lidhura me Drin Ahmeti, nip i Ali Ahmetit, kanë marrë pjesë në projekt, duke kërkuar sqarime mbi mënyrën e përfshirjes së tyre, vlerën e kontratave dhe nëse kanë qenë të autorizuara nga institucionet përgjegjëse.

Në fund, Fazliu kërkoi nga Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut dhe Drejtoria e Policisë Financiare që ta zgjerojnë hetimin, të publikojnë të gjithë nënkontraktorët e angazhuar dhe të verifikojnë nëse ekzistojnë lidhje politike, biznesore apo familjare mes personave përgjegjës dhe strukturave të BDI-së. Ai theksoi se, sipas VLEN-it, qytetarët e Zajazit meritojnë kanalizim dhe transparencë të plotë për mënyrën se si janë shpenzuar fondet publike dhe evropiane.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

lufta ne ukraine rusia godet kievin me raketa balistike 6a3e7ecaccfe0
Lajmi i mëparshëm

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

gostivarliu e dhunon brutalisht te dashuren e tij 6a3e88f7208fb
Lajmi i radhës

Gostivarliu e dhunon brutalisht te dashurën e tij!

Të fundit nga

ShkoLartë