VLEN GAZETA MK

VLEN: Do ta kurojmë shëndetësinë, por kurrë mendjen e sëmurë të BDI-së e Taravarit!

August 15, 2025
1 minut lexim

Reagimi i BDI-së ndaj ministrit të Shëndetësisë, dr. Azir Aliu, është hipokrizia më e madhe që mund të prodhojë një parti që për mbi dy dekada e ka shkatërruar sistemin shëndetësor, e në veçanti Spitalin e Tetovës, të cilin e ka lënë në gjendje mjeruese dhe të padenjë për qytetarët.

Nëse sot kemi nevojë për një Qendër Klinike moderne në Tetovë, kjo është pikërisht për shkak të neglizhencës dhe dështimit të BDI-së, e cila 20 vite ka marrë pushtetin me votat e qytetarëve dhe ka kthyer vetëm zhgënjim.

Le të mos harrojmë: kur Arben Taravari ishte ministër i Shëndetësisë, në vetëm një vit nuk solli asnjë projekt madhor, por la pas vetëm skandale, nga tenderët e dyshimtë me firmën e Gjokës e deri te abuzimet me licencat për kanabisin mjekësor. Sot, ky tandem BDI–Taravari kërkon të japë leksione morali.

Ndryshe nga ata, Qeveria ku bën pjesë VLEN ka marrë vendim historik: mbi 70 milionë euro do të investohen në ndërtimin e Qendrës Klinike më moderne në rajon, në Tetovë, një investim që do t’i shërbejë jo vetëm qytetarëve të Pollogut, por gjithë Maqedonisë së Veriut. Po ashtu, po modernizojmë pajisjet, po përmirësojmë kushtet dhe po hapim vende pune për profesionistët e mjekësisë.

BDI dhe Taravari le të kujtojnë se qytetarët nuk vuajnë nga amnezia, ata e dinë kush e shkatërroi shëndetësinë dhe kush po e ngre atë nga rrënojat. Ne do ta kurojmë shëndetësinë, por asnjëherë mendjen e prishur të BDI-së dhe Taravarit.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndalohen dy persona ne kumanove dhe tetove dyshohen per zjarrvenie te qellimshme 689ef691bb15a
Lajmi i mëparshëm

Ndalohen dy persona në Kumanovë dhe Tetovë, dyshohen për zjarrvënie të qëllimshme

polumbaret nxjerrin nje trup te pajete nga kanioni i gjinarit cfare thote policia 689efff269f76
Lajmi i radhës

Polumbarët nxjerrin një trup të pajetë nga kanioni i Gjinarit, çfarë thotë policia

Të fundit nga

ShkoLartë