1
“BDI është një parti që e ka shitur dinjitetin e shqiptarëve për interesa personale dhe klanore. Ata e sollën “botën serbe” në zemër të vendit, e futën MTEL-in, lejuan penetrimin e strukturave të nëntokës serbe në kazinotë vendore dhe përmes Bujar Osmanit, punuan për Beogradin dhe kundër Kosovës. Janë të dokumentuara të paktën 11 takime të Bujar Osmanit me zyrtarë serbë, ndërkohë që nuk ka asnjë takim me përfaqësues nga Kosova. Si kryesues i OSBE-së, politika e tij ishte në përputhje me interesat e Beogradit dhe në dëm të Prishtinës. Ky është një fakt i qartë se BDI nuk i përfaqëson interesat kombëtare shqiptare, por vepron si një vegël e diplomacisë serbe”.
- BDI solli “botën serbe” në zemër të vendit
- BDI futi MTEL dhe nëntokën serbe në biznesin e kazionove
- Osmani, 11 takime me zyrtarë serbë por asnjë me përfaqësues nga Kosova
- BDI, vegël e diplomacisë serbe
Por BDI-ja pretendon të kundërtën. Thotë se VLEN ka hapur dyert për penetrimin e “botës serbe” në sektorin bankar të Maqedonisë së Veriut përmes “Alta Bank”.
“Në vend që të garantojnë kapital shqiptar dhe zhvillim ekonomik të barabartë, VLEN dhe partnerët e saj po e dorëzojnë sektorin bankar, zemrën e ekonomisë, në duart e Beogradit. Kjo nuk është çështje ekonomike, por çështje sigurie kombëtare. Banka serbe do të thotë ndikim serb mbi kreditë, bizneset dhe vendimmarrjen financiare në vend. Do të thotë kontroll i sektorëve strategjikë dhe dobësim i orientimit euroatlantik” – BDI.
- VLEN dorëzon sektorin bankar në duart e Beogradit
- Nuk është çështje ekonomike, çështje sigurie kombëtare
- VLEN dobëson orientimin euroatlantik
Kritika ndaj BDI-së mbërritën edhe nga kryeministri Mickoski. Sipas tij, BDI përmes trukeve të ndryshme përpiqet të futet në qeveri.
“Bashkimi Demokratik për Integrim pas 20 vitesh është në opozitë dhe vështirë e përjeton atë, është e qartë se në kuadër të strukturave të tyre kanë probleme të mëdha, përpiqen që përmes trukeve të caktuara të ushtrojnë presione që përsëri të jenë pjesë e qeverisë….. qeveria, 14 muaj funksionin në mënyrë stabile dhe opinioni e sheh ajo që ndodhte në të kaluarën, korrupsion dhe krim në bazë ditore, kjo nuk është praktikë më, nuk ka sjellje të tilla devijuese, ky është dallimi i madh. Unë i kuptoj, opozita nuk është e mësuar me mënyrë të tillë të menaxhimit të proceseve por duhet të mësohen, të nxjerrin leksione, të reformohen dhe ndoshta do të jenë konkurrentë në ndonjë nga zgjedhjet e ardhshme,” tha Hristijan Mickoski, Kryeministër. / alsat.mk


