VLEN 1

VLEN dhe Arbëria bashkojnë forcat, 19 tetori bëhet fitore e pashmangshme!

September 9, 2025
1 minut lexim
Sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes VLEN dhe Lëvizjes Arbëria, të udhëhequr nga ish-deputetët Bekim Fazliu, Merale Ferati, Orhan Ibrahimi dhe personalitete të tjera me peshë në skenën politike.

Ky akt është një dëshmi e qartë se jehona e fitores së madhe të 19 tetorit po rritet çdo ditë dhe po mbisundon në çdo cep të vendit. Kjo marrëveshje është vulosja e sigurt e ndryshimit, fitorja e qytetarëve mbi padrejtësitë, dhe garanca se krimi dhe korrupsioni do të asgjësohen njëherë e përgjithmonë.
Komunat tona nuk do të jenë më pronë e BDI-së së kapur nga korrupsioni dhe “non gratat”. Nga 19 tetori ato do të çlirohen dhe do t’u kthehen qytetarëve me një pushtet vendor të ndershëm, transparent dhe të përkushtuar për zhvillim.

Kjo marrëveshje është një tjetër hap i madh drejt fitores së përbashkët dhe ndërtimit të një të ardhmeje evropiane, të lirë nga krimi, korrupsioni dhe padrejtësitë që për vite me radhë i mbajti gjallë regjimi i BDI-së.

VLEN për ndryshimin, VLEN për fitoren e madhe të 19 Tetorit!

VLEN 2

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kru mitrovica uji ne vushtrri eshte i sigurt per konsum 68bffdb0b481d
Lajmi i mëparshëm

KRU “Mitrovica: Uji në Vushtrri është i sigurt për konsum

si e ndiejne qente shtatzenine ndryshimet qe zbulojne me nuhatje degjim dhe sjellje 68bffed188e77
Lajmi i radhës

Si e ndiejnë qentë shtatzëninë: ndryshimet që zbulojnë me nuhatje, dëgjim dhe sjellje

Të fundit nga

ShkoLartë