vlen denoncon regjistrimin e vitit 2021 si mashtrimin me te madh institucional ndaj shqiptareve tradhti jo statistike 685fe1a32ffe4

VLEN denoncon regjistrimin e vitit 2021 si mashtrimin më të madh institucional ndaj shqiptarëve: Tradhti, jo statistikë!

June 28, 2025
min lexim

Në një konferencë për media të mbajtur sot, kryetari i Komunës së Zhelinës dhe përfaqësues i koalicionit VLEN, Blerim Sejdiu, hodhi akuza të rënda ndaj Entit Shtetëror të Statistikave dhe partisë në pushtet BDI për manipulime të qëllimshme gjatë regjistrimit të popullsisë të vitit 2021, duke e cilësuar atë si një projekt politik për të minimizuar numrin e shqiptarëve në vend.

“Ky nuk ishte një proces statistikor. Ky ishte projekt politik, i ideuar për të zvogëluar shqiptarët në letra, për t’i fshirë nga statistikat, për t’i nxjerrë jashtë vendimmarrjes”, deklaroi Sejdiu.

Ai akuzoi BDI-në dhe LSDM-në për bashkëpunim në këtë proces të cilin e quajti “një nga padrejtësitë më të mëdha institucionale që i është bërë ndonjëherë popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut”.

Sejdiu kritikoi fort ndarjen mes “rezidentëve” dhe “jorezidentëve”, që sipas tij ishte një taktikë për të përjashtuar shqiptarët e diasporës nga statistikat zyrtare, me qëllim të uljes artificiale të përqindjes së tyre në popullsi.

“Diaspora jonë, që e ka mbajtur në këmbë ekonominë e këtij vendi për dekada, u trajtua si e padukshme, si statistikisht e pavlefshme, si problem për t’u shmangur,” tha ai.

Duke theksuar se BDI nuk kishte kontroll mbi mërgatën dhe nuk mund t’i manipulonte votat e saj, Sejdiu theksoi se kjo ishte arsyeja e etiketimit të saj si “jorezidente”.

VLEN ngre shqetësime për mospërputhje të mëdha mes të dhënave të regjistrimit dhe votave të realizuara në zgjedhjet e fundit. Sejdiu solli si shembull fshatra ku numri i votuesve tejkalon atë të banorëve të regjistruar.

“Si është e mundur që në Zhelinë të ketë 3432 banorë dhe 4103 votues? Apo në Strimnic të ketë 1937 banorë të regjistruar dhe 2644 votues? A ka përdorur BDI lista të fryra për të mbushur kutitë?”, pyeti ai.

Ai gjithashtu vuri në pah skandalin e 132.000 personave të futur në regjistrim nën kategorinë “të dhëna nga burime administrative”, duke e quajtur këtë “kategori fantazmë”, me të cilën janë rritur numrat e grupeve të tjera etnike, ndërsa shqiptarët e diasporës janë përjashtuar.

“Gjykata Kushtetuese, para dy ditësh, e rrëzoi këtë mashtrim të ligjshëm, duke shpallur antikushtetuese ndarjen ‘rezident/jorezident’. Kjo është fitore e së vërtetës, dhe dënim moral për tradhtarët e interesit kombëtar”, theksoi Sejdiu.

Duke e përmbyllur deklaratën, ai përsëriti përkushtimin e VLEN për një përfaqësim të drejtë dhe të barabartë të shqiptarëve në vend.

“Regjistrimi i vitit 2021 nuk ishte dështim, ishte TRADHTI. Por sot, kjo skemë është rrëzuar. Dhe jo, as Soravia, as klanet e Reçicës, nuk do ta shpëtojnë dot më gënjeshtrën”.

“Unë jam me mërgatën, unë jam rezident”, përfundoi Sejdiu.

VLEN bën thirrje për riregjistrim të diasporës dhe përfshirjen e saj në mekanizmat përfaqësues, si dhe paralajmëron se nuk do të ndalet derisa padrejtësitë të korrigjohen.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

reperi 50 cent gati ti paguaje 258 mije dollare per te larguar zohran mamdani nga nju jorku 685fdda4c13f2
Lajmi i mëparshëm

Reperi “50 Cent” gati t’i paguajë 258 mijë dollarë për të larguar, Zohran Mamdani nga Nju Jorku

bdi askush nuk do ti shpetoje pergjegjesise per minimin e barazise dhe bashkejeteses 685fe6ae58f7c
Lajmi i radhës

BDI: Askush nuk do t’i shpëtojë përgjegjësisë për minimin e barazisë dhe bashkëjetesës

Të fundit nga

Arbeloa lavdëron Alexander-Arnoldin

Álvaro Arbeloa ka vlerësuar lart performancën e Trent Alexander-Arnold te Real Madrid pas ndeshjes 4-1 ndaj Real Sociedad. Trajneri madrilen theksoi inteligjencën e anglezit dhe aftësinë e tij për të luajtur në
ShkoLartë