vlen denon sulmin ndaj ekipit te alsat gazetaret nuk jane armiq dhuna ndaj medias nuk ka vend ne demokraci 686eb44b1afa2

VLEN dënon sulmin ndaj ekipit të Alsat: “Gazetarët nuk janë armiq, dhuna ndaj medias nuk ka vend në demokraci”

July 9, 2025
1 minut lexim

Koalicioni VLEN ka reaguar ashpër ndaj sulmit fizik të ndodhur në Vizbeg ndaj ekipit të Televizionit Alsat, ku janë sulmuar gazetari Avni Tahiri dhe operatori Shenoll Hajredin, të cilët po raportonin për një zjarr në një deponi ilegale.

“VLEN shpreh shqetësim të thellë dhe dënim të ashpër për sulmin fizik ndaj ekipit të Televizionit Alsat, gazetarit Avni Tahiri dhe operatorit Shenoll Hajredin, të ndodhur në Vizbeg. Kjo ngjarje është e papranueshme dhe përbën shkelje flagrante të lirisë së medias, të sigurisë së punonjësve mediatikë dhe të vetë themeleve të një shoqërie demokratike,” thuhet në deklaratën e VLEN-it.

Si pjesë e pushtetit ekzekutiv, koalicioni kërkon veprim të menjëhershëm nga institucionet:
“Si pjesë e pushtetit ekzekutiv, VLEN kërkon nga organet kompetente që të veprojnë menjëherë dhe me vendosmëri, duke hetuar rastin deri në fund dhe duke garantuar që autorët e këtij akti të mbajnë përgjegjësi ligjore.”

Në reagimin e tyre, ata theksojnë rolin e pazëvendësueshëm të gazetarëve në një shoqëri të lirë:
“Gazetarët nuk janë armiq, ata janë garant i transparencës dhe i informimit të drejtë të publikut. Shprehim solidaritetin tonë të plotë me ekipin e Televizionit Alsat dhe ritheksojmë angazhimin tonë të palëkundur për mbrojtjen e lirisë së shprehjes, sigurisë së gazetarëve dhe forcimin e sundimit të ligjit.”

Deklarata përfundon me një mesazh të qartë politik dhe institucional:
“Në një shtet demokratik, dhuna ndaj medias nuk ka vend.”

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

keto jane kater puthjet e zjarrta qe do ta bejne cdo moment te paharrueshem 686eb283d5f32
Lajmi i mëparshëm

Këto janë katër puthjet e zjarrta që do ta bëjnë çdo moment të paharrueshëm

vlen denon ashper sulmin ndaj ekipit te televizionit alsat 686eb6a23971b
Lajmi i radhës

VLEN dënon ashpër sulmin ndaj ekipit të Televizionit Alsat

Të fundit nga

ShkoLartë