VLEN BUJAR OSMANI GAZETA

VLEN: Bujar Osmani, pse shkove te Gruevski në Hungari, shqiptarët presin përgjigje?

August 31, 2025
1 minut lexim

Është e pabesueshme të dëgjosh Bujar Osmanin të flasë për “vetting” e reforma. Ky është njeriu mbi të cilin rëndojnë raporte të shumta të revizionit për keqpërdorime, njeriu që ka qenë i përfshirë në dosje të hapura të Prokurorisë Speciale Publike, njeriu që si ministër i dha dritë jeshile hyrjes së MTEL-it, duke shitur interesin shqiptar. Ky është i njëjti ministër që lejoi kompanitë serbe e malazeze të marrin licenca për të sunduar me biznesin e kazinove, duke e kthyer shtetin në terren të oligarkëve të huaj.

Ky është Bujar Osmani, politikan i kapur nga skandalet, që nuk ka guximin të përballet me të kaluarën e vet, por sot guxon të predikojë moral politik.

Prandaj ne e pyesim publikisht:

Pse nuk flet për vettingun e vetvetes?

Pse nuk tregon pse shkove në Hungari për ta takuar Gruevskin? Çfarë kërkove prej atij që iku nga drejtësia?

Pse gjatë qeverisjes suaj, shqiptarët ishin më të varfër, më të papërfaqësuar dhe më të zhgënjyer se kurrë?

Shqiptarët tashmë e kanë kuptuar të vërtetën. BDI nuk është më as “shtëpi politike”, as “mbrojtëse e interesave kombëtare”, por një strukturë që ekziston vetëm për të shpëtuar fytyrën e disa individëve të diskredituar.

VLEN është përgjigjja. Me ekipin tonë të ri, të pastër dhe të përgatitur, ne nuk i trembemi as reformës e as transparencës sepse nuk kemi çfarë të fshehim. Ndryshimi ka filluar.

Mashtrimet e BDI-së nuk funksionojnë më. Më 19 tetor, shqiptarët do ta vulosin të ardhmen: VLEN është reforma! VLEN është bashkimi! VLEN është fitorja!

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fotot po shkonin ne peqin keta jane dy 23 vjecaret qe humben jeten nga aksidenti tragjik 68b418e34a493
Lajmi i mëparshëm

Fotot/ Po shkonin në Peqin, këta janë dy 23-vjeçarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

protesta masive ne meksike per 130 mije personat e zhdukur 68b4195750723
Lajmi i radhës

Protesta masive në Meksikë për 130 mijë personat e zhdukur

Të fundit nga

Si do të veprojë SHBA në të ardhmen në Europë?

Marrëdhëniet transatlantike janë cënuar fort që me ardhjen në pushtet të Donald Trumpit. Publikimi i Strategjisë Kombëtare të Sigurisë (NSS)më 4 dhjetor 2025 u kuptua nga shumë politikanë europianë si një fyerje e
ShkoLartë