VLEN BUJAR OSMANI GAZETA

VLEN: Bujar Osmani premtoi autostradën Shkup–Bllacë, solli vetëm gënjeshtra!

August 25, 2025
1 minut lexim

Kanë kaluar 5 vite, 7 muaj dhe 8 ditë nga nënshkrimi solemn i marrëveshjes për “2 kilometrat e para” të autostradës Shkup – Bllacë, ndërsa premtimi i Bujar Osmanit, me të cilin u fotografua dhe u mburr politikisht, mbeti i parealizuar.

Postimet në rrjetet sociale, fotografi, deklarata, video të shtrenjta, por rezultate ZERO. Ky është Bujar Osmani.

Premtuan autostrada, lanë vetëm albume me fotografi.
Premtuan spitale të reja, lanë tragjedi familjare.
Premtuan ujësjellës, lanë shkretëtirë.

Bujar Osmani ka qenë ministër në qeverinë e Gruevskit, zëvendëskryeministër për çështje evropiane dhe ministër i jashtëm në kohën e Zaevit dhe Kovaçevskit, gjithsej mbi një dekadë në funksionet më të larta shtetërore. Gjatë gjithë atyre viteve nuk pati asnjë rezultat për këtë projekt, as për komunat shqiptare për të cilat premtonte më së shumti. Kishte vetëm postime ne Facebook, video të regjistruara dhe premtime të rreme, ndërsa rezultatet ishin ZERO.

Mjaft më me ngjarje promovuese për premtime të mëdha dhe të rreme. Bujar Osmani nuk ka çfarë të tregojë si rezultat pas vetes, as projekte të realizuara, as vepra të ndërtuara, as ndihmë për askënd.

Bujar Osmani është politikan karrierist, pa rezultate. Premtimet e tij sot për Çairin janë të njëjta si premtimi për autostradën drejt Bllacës pesë vjet e gjysmë më parë. Të zbrazëta.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

alarm ne shba zbulohet paraziti i rralle qe ha mish njerezor 68abf9c945020
Lajmi i mëparshëm

Alarm në SHBA, zbulohet paraziti i rrallë që “ha” mish njerëzor

naomi campbell shkelqen ne ibiza supermodelja 55 vjecare tregon linjat perfekte ne bikini 68ac0012a80b8
Lajmi i radhës

Naomi Campbell shkëlqen në Ibiza, supermodelja 55-vjeçare tregon linjat perfekte në bikini

Të fundit nga

ShkoLartë