BUJAR OSMANI

VLEN: Bujar Osmani është simbol i korrupsionit 20 vjeçar

August 12, 2025
1 minut lexim

Qytetarët e Çairit e njohin mirë se kush është Bujar Osmani. E dinë se për njëzet vite në politikë nuk ka bërë asgjë për Çairin, as nuk ka ndihmuar askënd nga Çairi. Ai kthehet këtu vetëm kur i duhen votat për të vazhduar karrierën e tij personale politike.

Bujar Osmani është simbol i karrierizmit, një njeri që e ka shfrytëzuar çdo funksion për përparimin e tij personal, e jo për të mirën e qytetarëve.

Si ministër i Shëndetësisë mori amnisti në një rast të Prokurorisë Speciale Publike për furnizime të paligjshme, ndërsa raportet e Entit Shtetëror të Revizionit dokumentojnë shpenzime të paligjshme milionëshe, miliona denar për derivate pa mbulim, servisime të automjeteve pa prova e pa dëshmi, punësime të paligjshme përmes agjencive.

Si ministër i Punëve të Jashtme shpenzoi mbi 120 milionë denar për Samitin e OSBE-së, pa dokumente, pa fatura, pa raporte. E vetmja “fitore” që mbeti në mend është pritja që i bëri ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov, një veprim që i shkaktoi dëm reputacionit ndërkombëtar të shtetit.

Si kryesues i OSBE-së u bë i njohur për qëndrimin pro serb në konfliktin me Kosovën dhe në vend që të ndërtonte partneritet strategjik me Kosovën, organizoi dhjetëra takime me udhëheqësit shtetërorë serbë, duke i hapur tregun kapitalit serb dhe bizneseve të dyshimta.

Si pjesë e qeverisë së BDI-së ishte bashkëpërgjegjës për lejimin e hyrjes së M-TEL-it dhe kazinove serbe në Maqedoni, nga të cilat dy licenca përfunduan në duart e kompanive me prejardhje të diskutueshme serbe dhe malazeze.

Çairi nuk e meriton një njeri që gjithë karrierën e tij e ka kaluar larg problemeve të komunës së tij, që shfaqet vetëm kur i duhet mbështetje dhe që pas vetes lë vetëm borxhe, dyshime dhe skandale.

Çairi do të zgjedhë një njeri që 20 vite ka jetuar dhe ka marrë frymë me problemet e kësaj komune, që i zgjidh problemet e qytetarëve e jo t’i shfrytëzojë ata për pazare dhe përfitime personale.

Më 19 tetor, qytetarët e Çairit do t’i thonë qartë dhe zëshëm, Mjaft, Bujar! Mjaft me karrierizmin tënd!

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mustafa dauti ne prishtine pjese e 26 vjetorit te doganes se kosoves dhe takim me albin kurtin 689b2c480d844
Lajmi i mëparshëm

Mustafa Dauti në Prishtinë: Pjesë e 26-vjetorit të Doganës së Kosovës dhe takim me Albin Kurtin

thirrje urgjente mm banoret ne 3 fshatrat e gramshit te largohen nga banesa 689b2db1ec074
Lajmi i radhës

‘THIRRJE URGJENTE!’, MM: Banorët në 3 fshatrat e Gramshit të largohen nga banesa

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë

14 Shkurti është Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë. Ditë e shënuar e cila promovon vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin pёr epilepsinë nё mё shumё se 130 vende tё ndryshme tё botёs duke llogaritur edhe Kosovën.
ShkoLartë