VLEN BUJAR OSMANI GAZETA

VLEN: Bujar Osmani, 20 vite karrierë personale, 0 projekte për Çairin

August 17, 2025
1 minut lexim

Për 20 vite me radhë, Bujar Osmani ndërtonte karrierë politike, por nuk ndërtoi asnjë projekt për Çairin. Sot, ai bën sikur i intereson Çairi.

Për dy dekada, Osmani ka qenë në funksionet më të larta shtetërore, por asnjë qytetar i Çairit nuk ka ndjerë mbështetje apo ndihmë nga ai.

Sot shohim vetëm lojëra dhe fjalë boshe. Programe dhe plane shpall një njeri që për dy dekada nuk ka lënë asnjë gjurmë në Çair. Libër i zbrazët.

Bujar Osmani nuk është kandidat i Çairit, ai është kandidat për karrierën e tij. Ai kërkon mbështetje nga Çairi, jo për Çairin, por që të kthehet përsëri në pushtet. Nëse dëshiron të mësojë çfarë është Çairi, le të ecë nëpër rrugët e tij dhe të shohë gjendjen e vërtetë.

Qytetarët e Çairit nuk duan më politikanë me fjalë boshe, karrieristë, por duan përkushtim, punë të vërtetë dhe rezultate konkrete.

Jo vetëm që nuk solli projekte për Çairin, por Osmani as nuk shuan dot egon e tij personale. Përjashton edhe atë rini të pakët që ka mbetur në BDI, duke e përdorur si shtizë për flamuj partiakë e jo si potencial për ndryshim. Sot, ajo rini është larguar prej tij dhe është rreshtuar fuqishëm pas Izet Mexhitit dhe VLEN-it, sepse aty gjen vizion, perspektivë dhe respekt.

Çairi ka nevojë për punë dhe zhvillim, jo për një politikan që për 20 vite e ka parë këtë komunë vetëm si shkallë për karrierë personale.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump dhe putin rikrijojne momentin e luftes se ftohte te perbashketat dhe ndryshimet nga perplasja nixon hrushov 68a18a07beced
Lajmi i mëparshëm

Trump dhe Putin rikrijojnë momentin e Luftës së Ftohtë/ Të përbashkëtat dhe ndryshimet nga përplasja Nixon-Hrushov

rrogozhine ndezi zjarr ne token e tij dhe dogji pranga 31 vjecarit 68a18d13e020c
Lajmi i radhës

Rrogozhinë, ndezi zjarr në tokën e tij dhe dogji…/ Pranga 31 vjeçarit

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë