vlen blerim bexheti eshte arkitekti i pandeshkueshmerise per krimet ndaj shqiptareve 6891b96eb4293

VLEN: Blerim Bexheti është arkitekti i pandëshkueshmërisë për krimet ndaj shqiptarëve

August 5, 2025
1 minut lexim

Shkup, 5 gusht  – Kur sot Blerim Bexheti dhe partia e tij BDI flasin për drejtësi dhe institucione, opinioni ka të drejtë t’i pyesë: ku ishin ata kur ndërtohej sistemi që i mbulonte tragjeditë dhe krimet ndaj shqiptarëve?

Pikërisht Blerim Bexheti, si ish-ministër i drejtësisë, së bashku me Sasho Mijalkovin, emëronte dhe përzgjidhte gjyqtarët dhe prokurorët që më pas heshtnin, mbulonin dhe nuk vepronin në rastet që tronditën tërë opinionin:

Për rastin “Monstra”, ku shqiptarët u akuzuan padrejtësisht si terroristë;

Për “Lagjen e Trimave”, ku u vranë 10 shqiptarë dhe e vërteta kurrë nuk u hetua;

Për rastin “Alfa”, ku shqiptarët u dënuan mbi akuza të montuara;

Për tragjeditë në Tetovë, Durmo Tours, Besa Trans , pa asnjë dorëheqje, pa asnjë ndëshkim serioz.

Të gjitha këto raste kanë një të përbashkët: të njëjtët gjyqtarë dhe prokurorë të emëruar në kohën e BDI-së, që nuk ndërmorën asnjë veprim.

Blerim Bexheti nuk është pjesëmarrës i rastësishëm, ai është krijuesi i atij sistemi të pandëshkueshmërisë, ku jetët dhe të drejtat e shqiptarëve u margjinalizuan, u injoruan dhe u sakrifikuan për marrëveshje politike dhe karrierë personale.

Sot, kur institucionet më në fund kanë filluar të reagojnë dhe të kërkojnë përgjegjësi, ata që ndërtuan sistemin e heshtjes dhe të pandëshkueshmërisë nuk kanë as moralin dhe as kredibilitetin për të folur për drejtësi.

Shqiptarët nuk harrojnë.

Nuk harrojmë kush e mbyllte drejtësinë pas dyerve të Këshillit Gjyqësor.

Nuk harrojmë kush heshti kur vdisnin bashkëqytetarët tanë.

Nuk harrojmë kush bashkëpunonte me Mijalkovin, e jo me të vërtetën.

Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.

Po vjen koha e përgjegjësisë së vërtetë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zelensky mercenare nga kina pakistani dhe vende te tjera po luftojne per rusine 6891b6627f2b2
Lajmi i mëparshëm

Zelensky: ‘Mercenarë’ nga Kina, Pakistani dhe vende të tjera po luftojnë për Rusinë

tirane i vuri tritol garazhdit shpallet ne kerkim 36 vjecari nga fushe krujavideo 6891bb125b5e6
Lajmi i radhës

Tiranë/I vuri tritol garazhdit, shpallet në kërkim 36 vjeçari nga Fushë-Kruja(VIDEO)

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë