vlen miraton investime strategjike ne shendetesi dhe infrastrukture vendimet tona ne sherbim te qytetareve 6876cee05a047

VLEN: BDI sot dëshmoi se ka gënjyer për një vjet rresht

July 18, 2025
1 minut lexim

Për 20 vjet, PARTIA E LISTAVE TË ZEZA (BDI) i mbajti shqiptarët në fund të shkallës në administratën shtetërore dhe i përdori vetëm si makineri votimi. Sot, kur Qeveria më në fund po hap mundësi edhe për shqiptarët që të punësohen dhe të avancojnë, pikërisht BDI është e para që ngre panik.

BDI-së nuk i pengon punësimet në administratë por i pengon punësimi i shqiptarëve. I pengon sepse po u bien poshtë të gjitha trillimet dhe gënjeshtrat kundër VLEN-it.

E njëjta parti që i mbante shqiptarët në pozitat më të ulëta të punës, sot sillet sikur shqetësohet për sistemin, vetëm sepse më në fund po hapen konkurse edhe për të rinjtë shqiptarë.

Pushtetin e vet e ndërtuan duke sakrifikuar interesin kombëtar shqiptar. Për një kolltuk më shumë, BDI pranonte politika që e çonin prapa komunat, shkollat dhe spitalet tona.

Nuk duan që asnjë shqiptar t’i zgjidhë problemet ekzistenciale që vetë i shkaktuan. Varfëria, shpërngulja dhe mungesa e perspektivës janë trashëgimi e qeverisjes së BDI-së. Sot, kur VLEN sjell programe konkrete për avancim dhe vende të reja pune, BDI do të ndalte gjithçka, vetëm për t’u kthyer edhe njëherë në Qeveri.

Deri dje thoshin se shqiptarët janë të margjinalizuar në administratë kurse sot qajnë sepse shqiptarët më në fund po konkurrojnë për ato vende pune.
Koha është e shkurtër, dhe humbja për grumbullin e politikanëve të vjetër rreth BDI-së është e pashmangshme.

Të gjithë bashkë, si një tufë, do ta ndiejnë zemërimin e një populli që për 20 vite e mbajtën pa të drejta dhe në varfëri, ndërsa vetë u pasuruan.

VLEN mbetet e vendosur: çdo qytetarë shqiptar i aftë do të ketë mundësinë e vet, ndërsa klientelizmi dhe standardet e dyfishta përfundojnë këtu.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ikshpk jep rekomandime per perdoruesit e pishinave publike 687a1e5577320
Lajmi i mëparshëm

IKShPK jep rekomandime për përdoruesit e pishinave publike

nderpritet furnizimi me uje ne kozle msh dy klinika tjera do te pranojne pacientet qe do te kene nevoje per hospitalizim 687a28a5706d9
Lajmi i radhës

Ndërpritet furnizimi me ujë në Kozle, MSH: Dy klinika tjera do të pranojnë pacientët që do të kenë nevojë për hospitalizim

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë