Sot u dëshmua qartë se një subjekt politik, respektivisht BDI po tenton të manipulojë opinionin publik me informata të pavërteta për Sheshin “Skënderbeu” dhe territorin e Komunës së Çairit.
Pamjet e publikuara nga subjekti në fjalë, nuk i përkasin as këtij sheshi dhe as territorit të Komunës së Çairit, por një segmenti tjetër në zonën e ish “Most”-it, e që është jashtë kompetencave të Komunës së Çairit.
Ky është një tregues i qartë se disa nuk i njohin madje as kufijtë elementarë të Çairit.
Në videon e bashkëngjitur mund të shihet qartë ndarja territoriale: çfarë i takon Komunës Çair dhe çfarë Komunës Qendër.
Dezinformimi i qëllimshëm dhe përpjekjet për të zhvendosur përgjegjësitë janë të papranueshme.
Qytetarët meritojnë të vërtetën, informacion të saktë dhe të verifikuar, si domosdoshmëri e përgjegjësive tona institucionale.


