VLEN LOGO GAZETA MK

VLEN: BDI po tenton haptazi ta destabilizojë shtetin, kjo strategji i shërben vetëm Serbisë

August 20, 2025
1 minut lexim

VLEN akuzon BDI-në se prej kohësh nuk është më parti që mbron interesat e shqiptarëve në Maqedoni. Nën drejtimin e BDI-së, thonë nga atje, vendi u përmbyt nga kapitali i dyshimtë serb dhe malazez, duke i hapur rrugën ndikimit të rrezikshëm ekonomik dhe politik nga Beogradi.

“Në korrik të vitit 2021, pikërisht kur Bujar Osmani ishte ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa resorët kyç ekonomikë, si ekonomia dhe financat, ishin në duart e njerëzve të afërt të Ali Ahmetit, BDI i dha dritën jeshile kompanisë serbe MTEL për të hyrë në tregun tonë. Pa miratimin e tyre, kjo kompani nuk do të kishte marrë asnjë licencë.

Po e njëjta qeveri, nën ndikimin e BDI-së, lejoi hyrjen e krimit të organizuar serb dhe malazez në industrinë e kazinove në Maqedoni. Nga tre licenca të dhëna, dy i përfunduan në duart e kompanive të dyshimta nga Serbia dhe Mali i Zi. Sot, kur BDI hipokritisht flet për rrezikun e kapitalit serb, qytetarët duhet të kujtojnë se ishin vetë ata që i hapën dyert dhe e futën këtë kapital të errët në vend.

Janë të dokumentuara të paktën 11 takime të Bujar Osmanit me zyrtarë serbë, ndërkohë që nuk ka asnjë takim me përfaqësues nga Kosova. Si kryesues i OSBE-së, politika e tij ishte në përputhje me interesat e Beogradit dhe në dëm të Prishtinës. Ky është një fakt i qartë se BDI nuk i përfaqëson interesat kombëtare shqiptare, por vepron si një vegël e diplomacisë serbe.

Në vitin 2025, BDI po tenton haptazi ta destabilizojë shtetin, duke ndjekur një politikë shantazhi dhe bllokadash. Kjo strategji i shërben vetëm Serbisë dhe rrezikon rëndë orientimin euroatlantik të Maqedonisë.

BDI është një parti që e ka shitur dinjitetin e shqiptarëve për interesa personale dhe klanore. Ata e sollën “botën serbe” në zemër të vendit, e futën MTEL-in, lejuan penetrimin e strukturave të nëntokës serbe në kazinotë vendore dhe, përmes Bujar Osmanit, punuan për Beogradin dhe kundër Kosovës”, akuzojnë nga VLEN.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zoe kravitz mahnit me nje fustan elegant ne krah te austin butler ne premieren e caught stealing ne londer 68a584b31b860
Lajmi i mëparshëm

Zoe Kravitz mahnit me një fustan elegant në krah të Austin Butler në premierën e “Caught Stealing” në Londër

BUJAR OSMANI 2
Lajmi i radhës

Bujar Osmani i prezantoi propozim-masat për ruajtjen dhe zhvillimin e zejtarisë

Të fundit nga

Horoskopi ditor, 10 dhjetor 2025!

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Energjia e ditës të shtyn të marrësh iniciativa të reja. Në punë pritet një propozim interesant, ndërsa në jetën personale surprizat pozitive nuk mungojnë. Demi (20
ShkoLartë