VLEN 1

VLEN: BDI për pushtet, gati ta shesë Strugën tek Levica, por më 19 tetor Qyra do ta çlirojë me votën e qytetarëve

September 17, 2025
1 minut lexim

Skandali më i fundit që po qarkullon në terren dhe në opinion është dëshmi e gjallë se BDI ka humbur çdo lloj orientimi politik. Marrëveshja e errët që është kurdisur mes të dërguarit të Ahmetit, Krenar Llogës kreut të Levicës, Dimitar Apasiev, me të përfshirë edhe sekretaren e tij të përgjithshme, Jovana Mojsovska, nuk është gjë tjetër veçse një tradhti e rëndë ndaj struganëve.

Skenari është i qartë: Mojsovska futet si kandidate “surprizë” në Strugë, me mision të mbledhë votat e bllokut maqedonas gjoja për të parandaluar fitoren që në rrethin e parë të kandidatit që mbështetet nga VLEN, Mendi Qyrës.  Ky është një plan i turpshëm, i orkestruar nga Lloga dhe BDI, që bashkëpunojnë hapur me forca politike që e kanë ngritur karrierën e tyre mbi albanofobi.

Kjo është prova më e fortë se BDI është e gatshme të shkelë mbi çdo gjë vetëm e vetëm për të mbetur relevant në skenë. Për ta, pushteti është më i rëndësishëm se dinjiteti i shqiptarëve, pazaret e errëta me albanofobët vlejnë më shumë se e ardhmja e struganëve.

VLEN e denoncon me forcë këtë plan të pistë dhe i bën thirrje opinionit publik që të mos bjerë pre e skenarëve të orkestruar nëpër korridore të errëta. Pyetja është e thjeshtë dhe mbetet pa përgjigje: për çka u morën vesh Krenar Lloga dhe Apasievi? Për ta shitur Strugën? Për të ndalur ndryshimin? Për të mbajtur gjallë një pushtet të kalbur me korrupsion e krim që ka mbisunduar në Strugë këto 20 vite?

Por një gjë është e sigurt: pavarësisht pazareve të errëta, pavarësisht marrëveshjeve të fshehta e të turpshme, Mendi Qyra do të ngadhënjejë në Strugë më 19 tetor. Vullneti i qytetarëve nuk blihet, nuk frikësohet dhe nuk ndalet nga marrëveshje të fëlliqura politike.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

KFC SHQIP
Lajmi i mëparshëm

Nagetsat e reja të KFC-së me 100% mish pule, shija ideale për gjithë familjen! (FOTO)

IZET MEXHITI 4 2
Lajmi i radhës

Mexhiti: Çairi në fokus të zhvillimit, rrugë të reja, çerdhe moderne dhe qendra sportive

Të fundit nga

Klubi vendos ultimatum

Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuth ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska,
ShkoLartë