vlen bdi partia qe kurre nuk mori pergjegjesi per tragjedite e shqiptareve 688f6ac14ec03

VLEN: BDI, partia që kurrë nuk mori përgjegjësi për tragjeditë e shqiptarëve

August 3, 2025
min lexim

Shkup, 3 gusht – “Si asnjëherë më parë, institucionet dhe partitë politike të pushtetit njëzëri dënojnë ksenofobinë në sport. Por është e pabesueshme që në të njëjtën frymë, një parti që sot flet për dinjitet, në fakt është ajo që në dy dekadat e fundit u ka sjellë më shumë turp dhe dhimbje shqiptarëve se çdo pushtet tjetër në historinë e këtij shteti.

Funksionarë të BDI-së asnjëherë nuk kanë dhënë dorëheqje, as atëherë kur shqiptarëve u ndodhën tragjeditë më të mëdha:
•⁠ ⁠Nuk dhanë dorëheqje kur ndodhi rasti “Monstra”, dhe shqiptarët u akuzuan si terroristë pa prova;
•⁠ ⁠As kur ndodhi “Lagjja e Trimave”, ku 10 shqiptarë u vranë në një aksion të dyshimtë policor;
•⁠ ⁠As kur ndodhi rasti “Alfa”, ku shqiptarët u dënuan për një vrasje që edhe sot duket e montuar;
•⁠ ⁠As kur u vra mizorisht vogëlushi Almiri, ndërsa drejtësia e quajti “aksident trafiku” dhe BDI heshti;
•⁠ ⁠As kur u vra Harun Aliu, ish-luftëtar i UÇK-së, në rrethana të paqarta;
•⁠ ⁠As kur u publikua enciklopedia antishqiptare;
•⁠ ⁠As kur fëmijët tanë mësonin nga tekste që shtrembëronin historinë dhe identitetin shqiptar;
•⁠ ⁠As kur pranuan luanin e VMRO-së si simbol shtetëror;
•⁠ ⁠As kur u realizua projekti “Shkupi 2014”, pa asnjë element shqiptar në zemër të kryeqytetit;
•⁠ ⁠As kur u ngrit përmendorja e Car Dushanit, pikërisht para Kuvendit;
•⁠ ⁠As kur më 27 prill u rrahën deputetët shqiptarë brenda Kuvendit;
•⁠ ⁠As kur u turpërua i gjithë populli me “Ilinditën” – pasojë e paaftësisë dhe servilizmit të tyre;
•⁠ ⁠As kur ndodhi tragjedia në spitalin modular të Tetovës, ku humbën jetën qytetarë të pafajshëm, pa asnjë dorëheqje;
•⁠ ⁠As kur ndodhi aksidenti me “Durmo Tours”, pa asnjë drejtësi për viktimat;
•⁠ ⁠As kur ndodhi tragjedia me “Besa Trans”, ku humbën jetën 45 persona;
•⁠ ⁠As kur shpërtheu skandali me “Magjar Telekom” një nga aferat më të mëdha korruptive në vend;
•⁠ ⁠As kur SHBA vendosi në listën e zezë Artan Grubin, dorën e djathtë të Ali Ahmetit, për lidhje me kasapin e shqiptarëve, Sasho Mijalkov.

Një parti që kurrë nuk ka ndjerë turp, nuk ka kërkuar falje dhe nuk ka marrë përgjegjësi për asnjërën nga këto tragjedi, nuk ka as moral dhe as të drejtë të flasë për të ardhmen e shqiptarëve. BDI nuk është më zëri i shqiptarëve. Ajo është barrë mbi supet e tyre. Po vjen koha e përgjegjësisë.”, theksojnë nga VLEN

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

termeti lekund nju jorkun 688f67b61e32f
Lajmi i mëparshëm

Tërmeti lëkund Nju Jorkun

kodi i ri penal osbe te gatshem per te ofruar rekomandime 688f6c665c3f5
Lajmi i radhës

Kodi i ri Penal/ OSBE: Të gatshëm për të ofruar rekomandime

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë