vlen investime rekord per sportin ne komunat shqiptare 6866380ada5ae

VLEN: BDI, Levica dhe Arsovska po inskenojnë destabilizim ndëretnik për interesa politike

July 12, 2025
min lexim

VLEN shpreh shqetësimin e thellë për përpjekjet e koordinuara që po bëhen ditëve të fundit për të krijuar tensione ndëretnike të fabrikuara, me qëllim të zhvendosjes së vëmendjes së opinionit nga dështimet dhe korrupsioni politik i partive që tanimë janë në opozitë.

Rasti i djeshëm me kryetaren e Shkupit, Danella Arsovska, përskaj dënimit të menjëhershëm të rastit nga ana jonë, vlersojmë se është një shembull i inskenimit të tensioneve ndëretnike, me retorikë për të krijuar përplasje artificiale në mes komuniteteve.

Po ashtu, incidenti fizik mes disa të rinjve në Tetovë, i përdorur nga portale të afërta me BDI-në dhe Levicën, është fryrë me qëllim për të nxitur përçarje dhe frikë..

Dhe ndërkohë që qytetarët kërkojnë stabilitet, në një fotografi që qarkullon në opinion, shihet deputeti i BDI-së, Musa Xhaferi, ulur në tavolinë me deputetin e Levicës, përfaqësues i partisë më antishqiptare, pro-ruse dhe destabilizuese në vend.

Çfarë planesh janë diskutuar aty? Kush e ka urdhëruar atë takim dhe me çfarë qëllimi?
E gjithë kjo vjen në një klimë ku një zyrtar i BDI-së në komunën e Shuto Orizares është nën hetim për zjarrvënie të qëllimshme ku në shtëpinë e tij janë gjetur lëndë djegëse dhe dëshmi të rënda që ngrejnë dyshime serioze për akte sabotuese me pasoja të rënda për banorët.

Të gjitha këto ngjarje nuk janë të izoluara, ato janë pjesë e një strategjie të rrezikshme të BDI-së, në bashkëpunim të heshtur me Levicën dhe Danella Arsovskën, për të provokuar kaos, për të rikthyer frikën dhe për të prodhuar alibi politike.

Këto janë lojëra të rrezikshme që potencialisht mund të cenojnë stabilitetin ndëretnik, që kërcënojnë bashkëjetesën dhe stabilitetin e vendit!

VLEN bën thirrje faktorit ndërkombëtar, ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare, që ta ndjekin me vëmendje këtë strategji të qëllimshëm dhe të dëmshme, të hetojnë secilin rast dhe të ndalojnë që kriminelët dhe nxitësit e urrejtjes të fshihen pas flamujve politikë.

Ne nuk do të lejojmë që interesat kriminale të BDI-së t’i përdorin shqiptarët si mburojë për të shpëtuar karrierat dhe korrupsionin e tyre.
VLEN do të qëndrojë përherë në krah të qytetarëve, të drejtës dhe të stabilitetit!

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ky eshte vendi europian qe do goditet me ashper nga tarifat 687282e11d0b1
Lajmi i mëparshëm

Ky është vendi europian që do goditet më ashpër nga tarifat!

ariel winter rrefen abuzimin dhe traumen qe perjetoi si femije ne hollywood 68728ad86d859
Lajmi i radhës

Ariel Winter rrëfen abuzimin dhe traumën që përjetoi si fëmijë në Hollywood

Të fundit nga

ShkoLartë