vlen bdi i la pas dore komunat problemet reale po i mbulon me veprime nacionaliste 68cff1212f56c

VLEN: BDI i la pas dore komunat, problemet reale po i mbulon me veprime nacionaliste

September 21, 2025
1 minut lexim

“Derisa BDI i ka lënë pas dore komunat për dekada, VLEN ka bërë ndryshime të rëndësishme për komunat shqiptare vetëm në një vit e gjysmë”, kështu thonë nga koalicioni VLEN.

BDI, siç thuhet në reagimin e VLEN-it, shmang të flasë për problemet reale në komuna gjatë çdo cikli të zgjedhjeve lokale dhe në vend të kësaj organizon referendume dhe veprime nacionaliste për të mbuluar dështimin e vet.
Për dy dekada, zyrtarët e BDI-së, sipas VLEN, kanë shkatërruar infrastrukturën, duke lënë shumë komuna pa ujë të pastër, kanalizime, qendra sociale dhe shkolla të mirëfillta.
“Në të kundërt, VLEN ka siguruar 80 milionë euro për investime në komunat shqiptare në një kohë të shkurtër. Këto fonde po investohen në ndërtimin e shkollave, përmirësimin e furnizimit me ujë dhe krijimin e kushteve për një jetë më të mirë të përditshme.
“Dallimi është i dukshëm dhe i prekshëm: ndërsa BDI la një boshllëk dhe varfëri, VLEN ka sjellë projekte konkrete dhe investime rekord”, thekson VLEN.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

eklipsi diellor zbulo se cka do te ndodhe me shenjen tende 68cfecf24999e
Lajmi i mëparshëm

Eklipsi diellor: Zbulo se çka do të ndodhë me shenjën tënde

IMG 0011
Lajmi i radhës

Mexhiti: Rinia e Çairit është forca e ndryshimit dhe garancia e së ardhmes sonë (FOTO)

Të fundit nga

ShkoLartë