vlen bdi e shfrytezoi perfaqesimin per pazare ne e beme ligj 69dbdf618a159

VLEN: BDI e shfrytëzoi përfaqësimin për pazare, ne e bëmë LIGJ

April 12, 2026
1 minut lexim

Tashmë gjithçka është në shesh. BDI çfarëdo që ka prekur, e ka lënë përgjysmë, shkel e shko. Ashtu e la edhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. E patën 25 vjet në dorë dhe kurrë nuk e bënë ligj. Jo pse nuk mundën, por pse nuk u konvenonte. Sepse për ta kjo nuk ka qenë e drejtë e shqiptarëve, por biznes politik, mjet për punësime partiake, pazare dhe mbijetesë.

Kjo është e vërteta e tyre. Prandaj nuk bënë ligj. Sepse pa ligj, e kishin më lehtë të luanin me fatin e shqiptarëve, t’i mbanin njerëzit varur dhe të shiteshin si shpëtimtarë, ndërsa në prapavijë bënin hesapet për vete. E mbajtën këtë temë gjallë jo për ta zgjidhur, por për ta shtrydhur deri në fund.

Por ajo kohë ka marrë fund. Sot, pas 25 vitesh, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat bëhet LIGJ. Prandaj BDI bërtet. Jo se u dhimbsen shqiptarët, por sepse u ka ikur nga dora një mashtrim me të cilin kanë jetuar me dekada. Ata e mbajtën shqiptarin me rrena. Ata bënë vegël. Ne bëjmë LIGJ. Sepse shqiptarët nuk janë vegël. Shqiptarët janë LIGJ.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pas nderhyrjes mesohet gjendja shendetesore e ibrahim tatlises 69dbd9388f5ab
Lajmi i mëparshëm

Pas ndërhyrjes – mësohet gjendja shëndetësore e Ibrahim Tatlises

pishina ne kercove nuk u hap zv ministrja e sportit tha se do te inagurohej per 10 dite kaluan 18 69dbe0b0c023c
Lajmi i radhës

Pishina në Kërçovë nuk u hap! Zv/ministrja e Sportit tha se do të inagurohej për 10 ditë, kaluan 18

Të fundit nga

ShkoLartë