vlen bdi 20 vite ne pushtet e harroi kulturen shqiptare 6874f9cd5fc09

VLEN: BDI 20 vite në pushtet e harroi Kulturën shqiptare

July 14, 2025
1 minut lexim

Në vend që të kërkojë falje për mungesën e përfaqësimit të kulturës shqiptare në institucionet shtetërore përgjatë dy dekadave qeverisje, BDI po përpiqet që sot të hedhë fajin diku tjetër, duke keqpërdorur politikisht edicionin e sivjetshëm të “Verës së Ohrit”.
Por qytetarët nuk harrojnë. Shumë festivale për 20 vjet janë zhvilluar nën drejtimin e atyre që sot bëjnë sikur e zbuluan diskriminimin, ndërsa vetë kanë ndërtuar dhe mirëmbajtur një sistem ku kultura shqiptare ishte e përjashtuar, e heshtur dhe e margjinalizuar.
Ku ishte BDI për 20 vite kur: Filharmonia mbeti me 4% përfaqësim shqiptar në nivelet vendimmarrëse? Opera dhe Baleti me 1 %? Agjencia e Filmit u kthye në klub të mbyllur ku artistët shqiptarë nuk patën qasje? Festivalet, teatrot, muzeumet dhe institucionet e trashëgimisë kulturore u bënë pronë e klaneve dhe jo e shoqërisë?
Në vend të përgjigjes për këto dështime, eksponentë të BDI-së flasin sot për përjashtim, ndërsa nuk thonë asnjë fjalë për skandalet korruptive që rëndojnë mbi ta.
Sot, kur VLEN është pjesë e pushtetit, nuk ikim nga përgjegjësia për të ndrequr këtë gjendje. Po e bëjmë me hapa konkretë, me reforma të thella dhe me qasje të barabartë për të gjitha komunitetet, jo me folklor partiak.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

spacex vleresohet me 400 miliarde dollare ne nje raund te ri financimi 6874f865d5c56
Lajmi i mëparshëm

SpaceX vlerësohet me 400 miliardë dollarë në një raund të ri financimi

avokati i popullit pret banoret ballanca per thethin nuk ka ende ankese nga qytetaret mund te na dergojne edhe sms 68750818962d8
Lajmi i radhës

Avokati i Popullit pret banorët, Ballanca: Për Thethin nuk ka ende ankesë nga qytetarët, mund të na dërgojnë edhe SMS

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë