vlen ali ahmeti eshte kumbar biznesi i mijallkovit dhe vuciqit 68d938b5a225f

VLEN: Ali Ahmeti është kumbar biznesi i Mijallkovit dhe Vuçiqit

September 28, 2025
min lexim

Të nderuar qytetarë, të nderuar përfaqësues të mediave,
Dje publikuam një nga aferat më të mëdha politiko-financiare në historinë më të re të Maqedonisë së Veriut. Publikuam prova se kompania “AS Senjak”, në pronësi të një familjari të afërt të Ali Ahmetit, aksionet në Stopanska Banka – Manastir ia ka shitur Alta Bankës nga Beogradi, një bankë e lidhur drejtpërdrejt me regjimin e Aleksandar Vuçiqit. Kjo shitje ka ndodhur më 17.09.2025, pra dhjetë ditë më parë. Kjo është dëshmi se familja e Ali Ahmetit po i shet kapital botës serbe.

Të dashur qytetarë, sot po paraqesim një rast të ri, edhe më serioz dhe më të tmerrshëm.
Të njëjtat aksione që familja e Ali Ahmetit ia shiti bankës së regjimit të Vuçiqit, pothuajse një vit më parë, i ka blerë pikërisht nga Sasho Mijallkovi. Blerja e aksioneve të AS “Senjak” nga Sasho Mijallkovi ose nga kompania e lidhur me të, “Best Vej Investment”, është bërë më 24.10.2024. Ja dëshmia e këtij transaksioni.

Pra, kemi një linjë të qartë: Sasho Mijallkovi, ish shefi i DSK-së, njeriu i të gjitha skemave kriminale të regjimit në Maqedoni të Veriut, i shet aksione familjes së Ali Ahmetit, ndërsa familja e tij ndërmjetëson midis Sasho Mijallkovit dhe bankës serbe. Në fund është “Alta Banka”, një bankë e regjimit të Aleksandar Vuçiqit, si blerës i fundit.
Ka qenë indikative ajo fotografia në manastirin e Shën Naumit, por tashmë gjithçka është e qartë. Tash kemi edhe dëshmi financiare të kësaj lidhjeje. Maskat kanë rënë.
Megjithatë, BDI nuk ka përgjigje. Ahmeti hesht. Asnjë zyrtar i BDI-së nuk doli të shpjegojë se si ka ndodhur që familja e Ali Ahmetit të blejë aksione nga Sasho Mijallkovi dhe pse ato aksione ia ka shitur bankës së regjimit të Aleksandar Vuçiqit. BDI-ja fshihet dhe turpërohet, sepse e di se pas retorikës patriotike fshihet një e vërtetë e ashpër – para, kriminalitet, interes personal dhe lidhje me strukturat antishqiptare në rajon.
Sot është e qartë. Familja e Ali Ahmetit, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndërsa BDI tërthorazi është bërë partner i drejtpërdrejtë financiar i Mijallkovit dhe Vuçiqit. Me këtë lidhje, BDI-ja po e sjell botën serbe në Maqedoni të Veriut edhe përmes sistemit bankar. Me këtë lidhje, Ali Ahmeti dhe familja e tij po e vënë shtetin dhe shqiptarët në varësi financiare dhe politike nga Beogradi, ndërsa pse e bëjnë këtë, ata duhet ta shpjegojnë.

Sidoqoftë, shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet ta dinë të vërtetën – BDI-ja nuk është më parti që i mbron interesat e shqiptarëve, por është kompani private e Ali Ahmetit për krim, korrupsion dhe pasurim personal e familjar.

Të nderuar, kjo është vetëm një pjesë e mozaikut të lidhjeve midis BDI-së, Mijallkovit dhe Vuçiqit. Publiku do të mësojë gjithçka. Koha e së vërtetës ka filluar.
Ky labirint finaciar kap një shumë totale prej mbi 20.000.000 EURO.

 

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

termet me fuqi prej 54 balle e goditi turqine perendimore 68d938103236a
Lajmi i mëparshëm

Tërmet me fuqi prej 5,4 ballë e goditi Turqinë perëndimore

samiti i be se ne kopenhage danimarka ndalon te gjitha fluturimet me drone 68d93a15ba667
Lajmi i radhës

Samiti i BE-së në Kopenhagë, Danimarka ndalon të gjitha fluturimet me dronë

Të fundit nga

ShkoLartë