vlen ahmeti i shkruan leter vetevetes 69d153618ff2c

VLEN: AHMETI I SHKRUAN LETËR VETËVETES!

April 4, 2026
1 minut lexim

Ali Ahmeti vazhdon t’i nënçmojë shqiptarët. Letra e tij është përpjekja opozitare e njëqinda me rradhë për t’i zhvendosur gabimet dhe dështimet e veta në adresë tjetër. Plot 20 vite ishte në pushtet dhe, në vend që t’i zgjidhte në mënyrë sistematike të drejtat e shqiptarëve, la pas akte të paplota dhe të paqarta.

Sa herë që i konvenonte, me populizëm të zbrazët dhe deklarata të rreme, përhapte mjegull sikur të gjitha çështjet e të drejtave shqiptare ishin zgjidhur, ndërkohë që realiteti është krejt ndryshe.

Më e rëndësishme për ta ka qenë mbushja e xhepave privatë.

As koha e kësaj letre nuk është e rastësishme. Bëhet fjalë për një dredhi të re. Me truket e vjetra dhe të konsumuara, Ahmeti tenton të nxisë dhe t’i partizojë protestat e paralajmëruara të studentëve, të cilët kërkojnë të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare.

Në vend që t’i shkruajë letra vetëvetes, duhet t’u përgjigjet studentëve:

Pse ministri i tij, Jeton Shaqiri, gjatë mandatit të tij në arsim, lejoi që Universitetet shqiptare, sipas metodologjisë së ministrisë, të vlerësohen me koeficient më të ulët suksesi dhe njohurie krahasuar me Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi”?

Pse lejoi diskriminim ndaj të diplomuarve shqiptarë?

Me këtë hipokrizi, siç e ka nisur, nuk do të ishte çudi që Ahmeti vetë të nxisë protesta studentore para selisë së Bashkimi Demokratik për Integrim.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

e pushuan per nje like ne rrjete sociale aktorja e njohur shperthen ndaj hollywood it dhe permend 69d14d3c98c14
Lajmi i mëparshëm

E pushuan për një “like” në rrjete sociale? Aktorja e njohur shpërthen ndaj Hollywood-it dhe përmend…

skandaloze ne rmv ministria e arsimit ka zbuluar nje institut privat te vendosur ne nje bastore 69d154ada51e7
Lajmi i radhës

Skandaloze në RMV, Ministria e Arsimit ka zbuluar një institut privat të vendosur në një bastore

Të fundit nga

ShkoLartë