vlen 79 vende te reja pune per shqiptaret angazhohemi per perfaqesim adekuat 6893d309cec4c

VLEN: 79 vende të reja pune për shqiptarët, angazhohemi për përfaqësim adekuat

August 7, 2025
1 minut lexim

VLEN me kënaqësi njofton opinionin publik se janë realizuar 79 punësime të reja, si rezultat i angazhimit të palëkundur për përfaqësim të drejtë dhe dinjitoz të shqiptarëve në institucionet shtetërore. 35 punësime të përhershme në Postën e Maqedonisë së Veriut.

17 punësime në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. 27 punësime në Fondin për Sigurim Shëndetësor
Këto punësime nuk janë vetëm statistika, janë mundësi të reja për dhjetëra familje, janë siguri ekonomike dhe shpresë për qytetarët tanë që për vite me radhë ishin lënë jashtë institucioneve nga politika e përjashtimit të qeverive të mëparshme.

Ky rezultat është fryt i punës së palodhur të: Orhan Kurtishit, Drejtorit të Përgjithshëm të Postës së Maqedonisë së Veriut, Albrim Hoxhës, Zëvendësministrit të Bujqësisë, dhe bashkëpunimit të koordinuar të kuadrove tona në Fondin për Sigurim Shëndetësor.

Këto nuk janë thjesht vende pune, janë korrigjim historik i padrejtësive shumëvjeçare. Janë zbatim i zotimeve tona, janë manifestim i vullnetit të ndryshimit që e kemi premtuar dhe po e realizojmë.
VLEN po dëshmon çdo ditë se kur shqiptarët përfaqësohen me dinjitet, rezultatet nuk mungojnë. Kjo është vetëm një pjesë e rrugëtimit tonë drejt një shteti ku puna, merita dhe dinjiteti janë vlera mbi të cilat ndërtohet e ardhmja. VLEN sepse e kemi seriozisht.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas ushqimeve gaza ne krize per uje 6893d2922b483
Lajmi i mëparshëm

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë

nena e brad pitt vdes ne moshen 84 vjece ai e pershendeti se fundmi ne nje shfaqje filmi 6893d4ae3fca4
Lajmi i radhës

Nëna e Brad Pitt vdes në moshën 84 vjeçe, ai e përshëndeti së fundmi në një shfaqje filmi

Të fundit nga

ShkoLartë