vjosa ne piken kritike rritet frika nga permbytjet ne novosele 695e83f5ba6f4

Vjosa në pikën kritike, rritet frika nga përmbytjet në Novoselë

January 7, 2026
1 minut lexim

Problematike paraqitet situata në Novoselë, ku niveli i lumit Vjosë ka arritur në kuotën 8 metra, ndërkohë që mbi kuotën 8.5 metra, Vjosa nis përmbytjen e zonave përreth, duke shtuar ankthin e frikën e banorëve.



Situata vijon të mbetet shqetësuese, pasi prurjet nga Përmeti dhe Memaliaj janë ende të larta.

Gjendja paraqitet e pafavorshme edhe për shkak të erës bregdetare, e cila ka krijuar pengesa në derdhjen e lumit në det, duke rënduar më tej situatën hidrike.

Banorët e zonave të prekura shprehen të indinjuar, duke theksuar se kjo situatë përsëritet prej vitesh dhe, sipas tyre, nuk janë marrë masa konkrete për parandalimin e përmbytjeve.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksioni i shba se per bllokimin e largimit te naftes nga venezuela forcat amerikane sekuestrojne anijen e dyte brenda pak oresh 695e7f33dd7cd
Lajmi i mëparshëm

Aksioni i SHBA-së për bllokimin e largimit të naftës nga Venezuela, forcat amerikane sekuestrojnë anijen e dytë brenda pak orësh

gjendja e ujit te pijes ne kosove pas reshjeve te fundit 695e860e76184
Lajmi i radhës

Gjendja e ujit të pijes në Kosovë, pas reshjeve të fundit

Të fundit nga

ShkoLartë