vjeshta fillon me mot kryesisht me diell dhe mjaft te nxehte veror 68d08c9fe2971

Vjeshta fillon me mot kryesisht me diell dhe mjaft të nxehtë veror

September 22, 2025
1 minut lexim

Stina e vjeshtës në Kosovë fillon me e kthjellët dhe gjatë ditës me nxehtësi verore. Mëngjesi do të jetë i freskët, ndërsa dita mjaft e nxehtë me temperatura maksimale që pritet të arrijnë deri në 30 apo 31 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e hëna fillon e kthjellët dhe vazhdon me diell dhe mjaft e nxehtë. Edhe pse po hymë në stinën e vjeshtës, vera po vazhdon me ritme ende të pandryshueshme.

Ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror.

Gradualisht do të ketë paraqitje të vranësirave lokale dhe kalimtare sidomos në mes të javës, ndërsa rrebeshe të izoluara mund të kemi të enjten në veriperëndim të Shqipërisë dhe potencialisht edhe në disa vise të Kosovës./MeteoBallkan

 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjikolli e mariqi e nisin me fitore 68d08c952471c
Lajmi i mëparshëm

Gjikolli e Mariqi e nisin me fitore

humbi djalin ne tragjedine hekurudhore te tempit qindra qytetare i bashkohen greves se babait shqiptar para parlamentit grek 68d08d42e9fe5
Lajmi i radhës

Humbi djalin në tragjedinë hekurudhore të Tempit, qindra qytetarë i bashkohen grevës së babait shqiptar para Parlamentit grek

Të fundit nga

ShkoLartë