vjen nje paralajmerim per ldk ne rreth kuvendit te 31 janarit analisti ka nje porosi per

Vjen një paralajmërim për LDK-në rreth Kuvendit të 31 janarit – analisti ka një porosi për Abdixhikun!

January 28, 2026
min lexim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur Kuvendin e saj zgjedhor për 31 janar, në orën 12:00, në një moment të ndjeshëm për partinë pas rezultateve të fundit zgjedhore.

Mbledhja e Kuvendit vjen pas ofrimit të dorëheqjes nga kryetari aktual, Lumir Abdixhiku, i cili pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit deklaroi se është i gatshëm të largohet nga drejtimi i partisë, por se dorëheqja e tij duhet të aprovohet nga Kuvendi i LDK-së.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur njohësi për çështje politike, Eduard Gashi.

Ai thotë se Kuvendi zgjedhor i 31 janarit është vendimtar për LDK-në, sepse partia duhet të zgjedhë mes një reformimi të thellë ose vazhdimit të gjendjes aktuale pas humbjes në zgjedhje.

Sipas tij, ndërrimi i kryetarit pa reflektim dhe ndryshime reale në politikë dhe organizim nuk do ta nxirrte LDK-në nga kriza.

Image

Eduard Gashi

Kuvendi zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës i 31 janarit paraqet një moment kyç për të ardhmen politike të partisë. Pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe ofrimit të dorëheqjes nga kryetari Lumir Abdixhiku, LDK ndodhet përballë një vendimi strategjik: reformim i thellë apo vazhdimësi e kontrolluar.

Nëse Kuvendi aprovon dorëheqjen e Abdixhikut, kjo do të hapë rrugën për një proces të ri lidershipi, i cili do të duhej të shoqërohet me reflektim të sinqertë mbi gabimet politike, organizative dhe programore që çuan në humbjen zgjedhore. Një ndryshim vetëm formal i kryetarit, pa reformë reale, rrezikon ta mbajë LDK-në në të njëjtin pozicion politik”, u shpreh ai.

Më tej, njohësi thekson që nëse Abdixhiku mbetet në krye të LDK-së, Kuvendi duhet të prodhojë ndryshime të qarta politike, organizative dhe programore për të rikthyer besimin e elektoratit të zhgënjyer.

Ai shton se ky Kuvend është vendimtar për rolin e ardhshëm të LDK-së, sepse pa unitet, vizion dhe hapje ndaj kritikës, partia rrezikon të humbasë peshën e saj historike në politikën e Kosovës.

Në rast se Abdixhiku vazhdon të drejtojë partinë, atëherë Kuvendi duhet të japë sinjale të qarta për një riorientim politik, forcim të strukturave në terren dhe një ofertë më bindëse për elektoratin, veçanërisht për votuesit tradicionalë të LDK-së që janë zhgënjyer vitet e fundit.

Çfarëdo vendimi që të merret, Kuvendi zgjedhor do të ndikojë drejtpërdrejt në pozicionimin e LDK-së në skenën politike. Pa unitet të brendshëm, hapje ndaj kritikës dhe një vizion të qartë opozitar apo qeverisës, LDK rrezikon të humbasë më tej rolin e saj historik si forcë shtyllë e politikës kosovare.

Ky Kuvend nuk është thjesht procedural – është një test serioz për pjekurinë politike dhe aftësinë e LDK-së për t’u ringritur pas humbjes”, perfundon Gashi për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

50 milione euro dhe dy futbolliste 6979ef0263c75
Lajmi i mëparshëm

50 milionë euro dhe dy futbollistë

trump shtetet tjera zbrazin burgjet e veta na sjellin kriminele e paciente psikiatrike 6979efcb6c3b0
Lajmi i radhës

​Trump: Shtetet tjera zbrazin burgjet e veta, na sjellin kriminelë e pacientë psikiatrikë

Të fundit nga

A i duhen arkeologë Kosovës?

Trashëgimia kulturore e Kosovës përbën një nga shtyllat kryesore të identitetit historik, kulturor dhe shpirtëror të vendit. Ajo përfshin monumente arkeologjike, arkitektonike, historike dhe artistike, të cilat kërkojnë mbrojtje, studim dhe menaxhim

50 milionë euro dhe dy futbollistë

Emri i Julian Alvarez po kthehet gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes së merkatos europiane, teksa vera e ardhshme pritet të sjellë zhvillime të mëdha për të ardhmen e sulmuesit
ShkoLartë