vjen mbeshtetja per granit xhaken pas ndeshjes me kosoven publicisti u kunderpergjigjet patrioteve 68bc0140cef3b

Vjen mbështetja për Granit Xhakën pas ndeshjes me Kosovën, publicisti u kundërpërgjigjet ‘patriotëve’

September 6, 2025
1 minut lexim

Publicisti Milaim Nela ka reaguar ndaj gjuhës negative që disa shqiptarë kanë përdorur kundër Granit Xhakës pas deklaratës së tij pas ndeshjes Kosovë–Zvicër. Ai thotë se është e papranueshme që Xhaka të fajësohet për paraqitjen e dobët të lojtarëve të Kosovës.

“Granit Xhaka është kapiten i Zvicrës dhe përfaqëson ngjyrat e saj. Nuk është ai përgjegjës për lojën amatoreske të Kosovës,” shkruan Nela, transmeton “Bota sot”.

Ai u bën thirrje “patriotëve” që në vend se të kërkojnë fajtorë jastë, të fokusohen në përmirësimin e skuadrës dardane, pasi ajo ka mjaft potencial dhe talent.

Shkrimi i plotë

Po shoh një gjuhë të papranueshme të shqiptarëve ndaj një deklarate të Granit Xhakës dhënë pas ndeshjes me Kosovën!

Dua të ju kujtoj të gjithë “patriotëve” se Graniti nuk është fajtor për paraqitjen tejet të dobët dhe amatoreske të reprezentacionit Dardan!

Xhaka sot është kapiteni i Zvicrës dhe ai përfaqëson ngjyrat e tyre.

Mos e kërkoni fajin tek Granit Xhaka por te defektet tona e si mund të përmirësohet kombëtarja dardane pasi potencialin dhe talentin e ka me bollëk.

Ju uroj një fundjavë të mbarë

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

peshtyma ne finale i kushton shtrenjte luis suarez e peson keq ne amerike 68bc01349fb19
Lajmi i mëparshëm

Pështyma në finale i kushton shtrenjtë, Luis Suarez e pëson keq në Amerikë

i denuar ne gjermani me 10 vite burg arrestohet 27 vjecari nga kosova ne morine 68bc01e48eaeb
Lajmi i radhës

I dënuar në Gjermani me 10 vite burg, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në Morinë

Të fundit nga

ShkoLartë