vjedhje me dhune ne finiq dy te moshuar sulmohen ne banesen e tyre nga grabites te maskuar 68c7df66c7625

Vjedhje me dhunë në Finiq/ Dy të moshuar sulmohen në banesën e tyre nga grabitës të maskuar

September 15, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin “Lefter Talo” të bashkisë Finiq, ku dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në banesën e një çifti të moshuarish dhe kanë vjedhur një shumë parash.

Sipas policisë, autorët dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit me iniciale S. K., 78 vjeç, dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe, gjatë grabitjes.

Paraprak/Rreth orës 01:00, në fshatin “Lefter Talo”, Finiq, dy shtetas të paidentifikuar kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit S. K., 78 vjeç. Autorët dyshohet se gjatë kryerjes së vjedhjes kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. K. dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje“, thuhet në njoftimin e policisë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

NASER NUREDINI
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Ministri i BDI-së, Naser Nuredini dha lejen për depon e Trubarevës

cloud mining in 2025 planmining makes xrp and crypto earnings simple 68c7df8e764c3
Lajmi i radhës

Cloud Mining in 2025: PlanMining Makes XRP and Crypto Earnings Simple

Të fundit nga

ShkoLartë