vizite ne klubin e sambos mexhiti sporti ka nevoje per mbeshtetje te vertete 68e6d831e400f

Vizitë në klubin e Sambos/ Mexhiti: Sporti ka nevojë për mbështetje të vërtetë

October 8, 2025
1 minut lexim

Sporti është një nga shtyllat më të rëndësishme që forcon shoqërinë, dhe këtë e theksoi sot kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë vizitës në klubin e Sambos në Shkup.

Gjatë takimit me Erdal Fakiç, kryetar i Federatës së Sambos dhe trajner i xhudos, Mexhiti pa nga afër përkushtimin dhe disiplinën e sportistëve që çdo ditë punojnë me zell për të ndërtuar një brez të ri kampionësh.

“Sporti ka nevojë për mbështetje të vërtetë, jo veç fjalë. Klubet si ky kanë nevojë për kushte më të mira, investime dhe ndihmë institucionale, sepse këtu lindin kampionët e së ardhmes”, u shpreh Mexhiti, duke vlerësuar lartë punën e trajnerëve dhe sportistëve.

Ai theksoi se institucionet duhet të jenë më pranë sportit dhe sportistëve, duke ofruar mbështetje reale për klubet që punojnë ndershëm dhe me rezultate konkrete.

“E vlerësoj lartë punën e këtij ekipi që, përtej vështirësive, po e mban gjallë pasionin për sportin dhe po krijon shembuj pozitivë për të rinjtë tanë. Do të jem gjithmonë në krah të atyre që punojnë me ndershmëri dhe përkushtim”, shtoi ai.

Me këtë vizitë, Mexhiti dha mesazh të qartë se sporti nuk është luks, por domosdoshmëri për zhvillimin e shëndetshëm të rinisë dhe të shoqërisë në tërësi.

4efd15a7 236f 4608 949a 56f8dd8eac72

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

me 20 dhe 24 tetor nga ora 1000 deri ne 1500 qielli i maqedonise do te jete plotesisht i mbyllur pa aterime dhe pa fluturime 68e6d790baff5
Lajmi i mëparshëm

Më 20 dhe 24 tetor, nga ora 10:00 deri në 15:00, qielli i Maqedonisë do të jetë plotësisht i mbyllur – pa aterime dhe pa fluturime

zgjedhjet ne tirane ngjela kandidati i pd nuk eshte figure e njohur publike kandidat i dobet 68e6d998da61b
Lajmi i radhës

Zgjedhjet në Tiranë, Ngjela: Kandidati i PD nuk është figurë e njohur publike, kandidat i dobët

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë