vizita ne serove mexhiti shpalos vizionin per nje komune moderne 68cc50f9b0a5d

Vizita në Serovë, Mexhiti shpalos vizionin për një komunë moderne

September 18, 2025
1 minut lexim

Kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhiti, gjatë një vizite në Serovë u prit në konakun e familjes së Haxhi Kemal Nezirit, ku u zhvillua një bashkëbisedim me banorët e zonës.

“Me banorët bashkëbiseduam për investimet e shumta infrastrukturore që po realizohen në Çair: ndërtimin e rrugëve moderne, rrjetin nëntokësor, rrjetin atmosferik dhe projekte të tjera që e përmirësojnë përditshmërinë e qytetarëve tanë”, shkroi Mexhiti.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte problemi i parkingjeve në komunë.

“Çairi është komuna me dendësinë më të madhe në vend, dhe mungesa e hapësirave për parkim ka qenë prej vitesh ndër sfidat kryesore. Ne kemi ndërmarrë hapa konkretë për ta zgjidhur këtë problem, duke e kthyer atë nga një shqetësim i përhershëm në një zgjidhje të përhershme”, theksoi ai.

Mexhiti shtoi se përmes këtyre investimeve, Çairi po transformohet në një vend ku cilësia e jetës po rritet për çdo familje.

“Çairi po merr formën e një komune bashkëkohore, ku cilësia e jetesës rritet dhe çdo familje ndjehet e mbështetur nga puna jonë”, deklaroi ai, duke falënderuar familjen Neziri për mikpritjen.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IMG 9864
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: 100 milionë euro investime për Çairin, histori e re për komunën më të rëndësishme të Shkupit

gashi uron ramen per mandatin e katert te forcojme raportet fqinjesore dhe projektet e perbashketa 68cc5e1ee0159
Lajmi i radhës

Gashi uron Ramën për mandatin e katërt: Të forcojmë raportet fqinjësore dhe projektet e përbashkëta

Të fundit nga

ShkoLartë