vizita e begajt ne lugine fetoshi boten shqiptare po e sajojne per te justifikuar boten serbe 6a52ba9002b50

Vizita e Begajt në Luginë, Fetoshi: “Botën Shqiptare” po e sajojnë për të justifikuar “Botën Serbe”

July 11, 2026
1 minut lexim

Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi ka vlerësuar se reagimet e autoriteteve dhe mediave serbe ndaj vizitës së Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj në Luginë të Preshevës, janë pjesë e një strategjie të komunikimit që synon relativizimin e projektit të ashtuquajtur “Bota Serbe”.

Fetoshi në një analizë të publikuar në Facebook thekson se paraqitja e vizitës së presidentit Begaj si kërcënim ekspansionist i një “Bote Shqiptare” nuk mbështetet në fakte, por është produkt i një komunikimi strategjik që përdor relativizimin dhe “simetrinë e rrejshme”.

​Vizita e Bajram Begajt në Bujanoc, Vuçiq: I mori të gjitha lejet për vizitën, personat me armë ishin tanët

Sipas tij, narrativat se Shqipëria synon zgjerim territorial apo promovon “Shqipërinë e Madhe” përdoren për të zhvendosur vëmendjen nga diskriminimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përfshirë praktikën e pasivizimit të adresave, e cila është cilësuar nga organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si “spastrim etnik me mjete administrative”.

Fetoshi thekson se mesazhet e Presidentit Begaj gjatë vizitës ishin të përqendruara në mbështetjen për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërsa në diskursin politik serb ato u interpretuan si kërcënim për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.

Sipas tij, kjo retorikë synon të krijojë përshtypjen se edhe shqiptarët kanë një projekt të ngjashëm me “Botën Serbe”, me qëllim relativizimin e projektit hegjemonist të Beogradit dhe largimin e vëmendjes nga kritikat e vazhdueshme ndërkombëtare për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pdsh ja zgjidhi udheheqesit e departamenteve dhe kryetaret e komisioneve te partise 6a52a3d1a7201
Lajmi i mëparshëm

PDSh-ja zgjidhi udhëheqësit e departamenteve dhe kryetarët e komisioneve të partisë

vrasja ne shkoder dyshohet gjakmarrje familjari i viktimes kemi nje person ne burg per kete histori 6a52bad1007a7
Lajmi i radhës

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Familjari i viktimës: Kemi një person në burg për këtë histori

Të fundit nga

ShkoLartë