vitin e kaluar auv realizoi mbi 125 mije kontrolle u vendosen gjoba ne vlere prej 618 mije eurosh 6975ec1454ca3

Vitin e kaluar, AUV realizoi mbi 125 mijë kontrolle, u vendosën gjoba në vlerë prej 618 mijë eurosh

January 25, 2026
min lexim

Shkup, 25 janar – Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari në një kumtesë për mediat kanë njoftuar se vitin e kaluar janë kryer mbi 125 mijë kontrolle në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21. Mes tjerash nga AUV bëjnë të ditur se janë shqiptuar edhe gjoba në vlerë prej 618 mijë euro.

Mbi 125 mijë kontrolle inspektuese nga fusha e sigurisë së ushqimit dhe ushqimit për kafshë, mbrojtjes shëndetësore dhe mirëqenies së kafshëve, u realizuan vitin e kaluar nga veterinerët zyrtarë dhe inspektorët e ushqimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Krahas tregtisë së brendshme, objekt i kontrolleve ishin edhe prodhimi, shpërndarja, gastronomia, si dhe importi dhe eksporti. Theksi i kontrolleve u vendos në zbatimin dhe mirëmbajtjen e procedurave të Praktikës së Mirë Higjienike dhe Praktikës së Mirë Prodhuese, si dhe të sistemit HACCP për sigurinë ushqimore, në etiketimin e duhur të ushqimit, monitorimin e ushqimit nga prodhimi vendas dhe nga importi, si dhe në mbrojtjen shëndetësore dhe mirëqenien e kafshëve.

Frekuenca e kontrolleve zyrtare u realizua në përputhje me kategorizimin e objekteve (operatorëve ushqimorë) sipas rrezikut, ku objektet e kategorizuara me rrezik të lartë u kontrolluan më shpesh sesa ato të kategorizuara si operatorë me rrezik të ulët.

Në vitin 2025, nga numri i përgjithshëm, u realizuan gjithsej 47.200 kontrolle në tregtinë e brendshme, në kuadër të mbikëqyrjeve të rregullta dhe të jashtëzakonshme inspektuese, me ç’rast u lëshuan 5.406 vendime, u paraqitën 10 kallëzime për kundërvajtje, u shqiptuan 1.073 urdhër-pagesa për kundërvajtje me vlerë totale prej 618.010 eurosh në kundërvlerë në denarë. U paraqitën gjithashtu 8 kallëzime penale, të gjitha nga fusha e mbrojtjes shëndetësore dhe mirëqenies së kafshëve.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, u konfiskua dhe u asgjësua në mënyrë të sigurt ushqim i pasigurt (mish dhe produkte mishi, qumësht dhe produkte qumështi, fruta të thata, vezë, peshk, produkte ëmbëlsirash, si dhe pije alkoolike dhe joalkoolike) në një sasi totale prej 355.377 kilogramësh. Shuma totale e gjobave të shqiptuara në vitin 2025 arrin 618 mijë euro në kundërvlerë në denarë.

Për më tepër, shërbimet inspektuese të Agjencisë realizuan 78.016 kontrolle të dërgesave të importit dhe të atyre që transitonin nëpër vend, me ushqim me origjinë shtazore dhe joshtazore, produkte dhe materiale që vijnë në kontakt me ushqimin, ushqim për kafshë dhe kafshë të gjalla. Si të pasigurta, u asgjësuan 8 dërgesa me ushqim me origjinë joshtazore në sasi prej 69.785 kilogramësh, ndërsa një dërgesë u kthye në vendin eksportues.

Si të pasigurta, në kuadër të këtyre kontrolleve, u asgjësuan edhe tri dërgesa me ushqim me origjinë shtazore në një sasi totale prej 22.061 kilogramësh. Në të njëjtën periudhë kohore, si të pasigurta u kthyen 16 dërgesa me ushqim me origjinë shtazore.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

drejtori fazliu zgjidhet rasti i nenes pa identitet 24 vjecar femija fiton identitet ligjor 6975eb64e22a1
Lajmi i mëparshëm

Drejtori Fazliu: Zgjidhet rasti i nënës pa identitet 24-vjeçar, fëmija fiton identitet ligjor

erera te forta sot ne prishtine komuna del me udhezime dhe keshilla 6975ecb22ae5c
Lajmi i radhës

Erëra të forta sot në Prishtinë, komuna del me udhëzime dhe këshilla

Të fundit nga

ShkoLartë