viti i ri shkollor imam maliqi asnje insitucion nuk ka te drejte tu mohoje vajzave arsimimin per shkak te shamise 68acdff7a9ffa

Viti i ri shkollor, imam Maliqi: Asnjë insitucion nuk ka të drejtë t’u mohojë vajzave arsimimin për shkak të shamisë

August 26, 2025
1 minut lexim

Imami i xhamisë “Bedri Kamberi” në Prishtinë, Labinot Maliqi, ka bërë një thirrje publike për nxënëset që kanë vendosur shaminë rishtazi, apo që dëshirojnë të mbulohen, që ta bartin atë me krenari dhe dinjitet edhe në shkolla, duke filluar nga dita e parë e vitit të ri shkollor.

“Shamia me fytyrë të dukshme nuk është pengesë për arsimim. Ajo është pjesë e së drejtës themelore të njeriut për të ushtruar lirinë e besimit dhe ndërgjegjes, të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi”, ka theksuar Maliqi.

Ai ka përmendur dispozita kushtetuese dhe ligjore si Neni 24 mbi barazinë para ligjit, Neni 38 mbi lirinë e besimit, ndërgjegjes dhe fesë, si dhe Neni 47 mbi të drejtën për arsimim.

Po ashtu, ka përmendur Ligjin për Arsimin Parauniversitar, Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi, si dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe fëmijës.

Imami theksoi se asnjë institucion arsimor dhe asnjë staf shkollor nuk ka të drejtë t’u mohojë vajzave arsimimin për shkak të shamisë, duke e cilësuar çdo veprim të tillë si “kundërligjshëm, diskriminues dhe antikushtetues”.

Maliqi ka ftuar prindërit dhe kujdestarët e nxënëseve që vendosin shaminë ta kontaktojnë në rast se hasin në pengesa ose presione nga shkolla, duke paralajmëruar ndërmarrjen e masave ligjore dhe institucionale.

“Nxënëset që kanë zgjedhur mbulesën si shprehje të besimit të tyre, mos kini frikë dhe mos u ndjeni të stigmatizuara apo të përjashtuara. Ju keni të drejtë të shkolloheni dhe të zhvilloni dijen tuaj njësoj si çdo bashkëmoshatare tjetër. Shamia nuk është pengesë, por pjesë e identitetit dhe vlerave tuaja shpirtërore”, tha ai.

Në fund, imami i xhamisë “Bedri Kamberi” uroi të gjithë nxënësit e Kosovës një vit të ri shkollor të mbushur me shëndet, dije dhe suksese.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje vit burg kush djeg flamurin amerikan trump nenshkruan urdhrin ekzekutiv 68acdad29ba24
Lajmi i mëparshëm

Një vit burg kush djeg flamurin amerikan! Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv

donatella versace trondit me pamjen e re duket si nje tjeter person a do ta pendohet 68ace11508587
Lajmi i radhës

Donatella Versace trondit me pamjen e re – duket si një tjetër person: A do ta pendohet?

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë